Ja ish-të përndjekurit që marrin
këstet në 2016, ndahet i 6-i e i 7-i

Ja ish-të përndjekurit që marrin<br />këstet në 2016, ndahet i 6-i e i 7-i
TIRANË - Të dënuarit politik që deri më tani nuk kanë marrë asnjë këst, do të jenë në qendër të vëmendjes për të përfituar nga fondi i vitit 2016. Objektivi i ministrisë së Financave është ndarja e plotë e këstit të parë për kategorinë parësore të ish të përndjekurve, për ndarjen këstit të pestë, si edhe të mundësohet çelja e këstit të gjashtë.

Deklarata u bë dje nga drejtoresha e Drejtorisë së Pagesave dhe Dëmshpërblimeve pranë Ministrisë së Financave, Alma Delija, e cila shtoi se brenda këtij viti mund të realizohet edhe ccelja e këstit të shtatë. Ndërsa, për kategorinë e trashëgimtarëve, ajo përjashtoi mundësinë e shpërndarjes së këstit të tretë për të gjithë përfituesit.

“Këstin e tretë nuk e kemi diskutim për këtë vit, jemi vetëm për shpërndarjen e këstit të dytë, sepse dhe fondi sigurisht është i limituar, është 30 për qind, që janë 600 miljonë lekë që akordohet vetëm për trashëgimtarët, pra kategorinë jo parësore”, tha  Delija, gjatë një konferencë për mediat.                  

Këstet në vite
47 miliardë lekë ishte fondi që qeveria shqiptare angazhoi për shpërblimin e ish të përndjekurve politikë si dhe trashëgimtarëve të tyre, në bazë të ligjit të miratuar në vitin 2007. Ky fond u nda në një raport prej 70 për qind për të gjitha kategoritë e subjekteve përfituese parësore, dhe 30 për qind për trashëgimtarët e ish të dënuarve.

Gjatë vitit 2015, qeveria shpenzoi më shumë se 2 miliardë lekë për të kompensuar vuajtjet e ish të burgosurve politikë të regjimit komunist dhe trashëgimtarëve të tyre, njoftoi dje ministria e Financave. Referuar njoftimit, gjatë vitit të shkuar, përfituan 6.809 persona të ndarë në të dy kategoritë, nga këstet e shpërndara. Gjatë harkut kohor të vitit 2015, vetëm për kategorinë parësore u shpërndanë 1.4 miliardë lekë dëmshpërblime.

Gjatë vitit 2014, përfituan dëmshpërblim 3.718 persona dhe fondi i shpërndarë ishte rreth 1.5 miliardë lekë. Në vitin 2014, u bënë disa ndryshime në ligj që iu dha përparësi atyre ish të dënuarve që janë gjallë, si dhe atyre të cilët kanë vdekur, por që në momentin e daljes së ligjit kanë pasur fëmijë të mitur nën 18 vjeç. Gjatë këtij viti u paguan në total për të dyja kategoritë me një përqindje realizimi në masën 98%.

Ndërsa, nga viti 2007 deri 2013 janë paguar ata ish të dënuar, të cilët jetojnë, si dhe trashëgimtarët për këstin e tyre të parë dhe një pjesë e kësteve të dyta me një shumë totale prej 9.39 miliardë lekë dhe me një përqindje realizimi mesatarisht 84.83%, njofton Ministria e Financave. 

kestet ish te perndjekurit

Kategoritë
Kategoritë që përfitojnë dëmshpërblim ndahen në parësore dhe joparësore, ku përshihen trashëgimtarët e ish të përndjekurve politikë. “Gra, ish të dënuara që jetojnë në momentin e pagesës” “Persona ish të dënuar mbi 75 vjeç në datën e hyrjes në fuqi të ligjit që vazhdojnë të jenë gjallë” “Persona ish të dënuar politikë të gjallë që vuajnë nga sëmundje të rënda”, “Për persona ish të dënuar që janë gjallë, të cilët, pavarësisht moshës në momentin e pagesës, kanë fëmijë të mitur nën moshën 18 vjeç”, “Për persona ish të dënuar që nuk jetojnë, por në momentin e pagesës kanë trashëgimtarë të radhës së parë në moshë të mitur nën 18 vjeç”, “Për persona ish të dënuar që janë gjallë dhe në momentin e pagesës nuk kanë mbushur moshën 75 vjeç”” janë të dënuarit që përfshihen në kategorinë parësore.

kestet ish te perndjekurit

kestet ish te perndjekurit

Redaksia Online
(E.Ç./shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Ervin Salianji kërkon pezullimin e vendimit të Apelit që e dënoi me 1 vit burg, Gjykata e Lartë shqyrton kërkesën më 15 Tetor! Ja gjyqtari relator

Ervin Salianji kërkon pezullimin e vendimit të Apelit që e dënoi me 1 vit burg, Gjykata e Lartë shqyrton kërkesën më 15 Tetor! Ja gjyqtari relator