Sia ka publikuar një tjetër këngë që do të jetë pjesë e albumit të saj të rradhës me titull “This Is Acting” dhe ashtu si hitet e mëparshme të saj si “Alive” apo “Bird Set Free” edhe kënga “Cheap Thrills” u shkrua fillimisht për një tjetër këngëtare me famë botërore, Rihannën.

Kjo e fundit siç duket nuk e ka pëlqyer (arsyen pse do ta kuptoni kur të dëgjoni këngën) dhe Sias nuk i mbeti gjë tjetër veçse ta publikojë nën emrin e vet.