Ja këshillat e mjekëve për të
përballuar temeperaturat e larta

Ja këshillat e mjekëve për të<br />përballuar temeperaturat e larta
Urgjencat e spitaleve raportojnë rritjen e fluksit të pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore për shkak të temperaturave të larta. Dy kategoritë më të rrezikuara për t’u prekur nga ndërlikimet shëndetësore janë fëmijët dhe të moshuarit.

Përballë valës së të nxehtit, autoritetet e shëndetit publik apelojnë për marrjen e masave gjatë ditëve në vijim, veçanërisht për të moshuartit që trajtohen nga sëmundje kronike. Ndaj, këta të fundit duhet të paraqiten pranë mjekut familjar për të rivlersuar gjëndjen e tyre shëndetësore nëpërmjet ekzaminimeve përkatëse.

Ndër komplikacionet më të sheshta janë rraskapitja, infarktet, konfuzionet etj. Specialistët e ISHP-së bëjnë me dije se “pothuajse të gjithë personat me sëmundjet kronike paraqesin një rrezik për përkeqësimin e sëmundjeve që kanë, të cilat mund të shoqërohen edhe me pasoja fatale nësë nuk meren masat e duhura, për shkak të temperaturave të larta të këtyre ditëve”.

Sëmundjet që paraqesin rrezikshmëri të lartë janë hipertensioni, astma bronkiale, diabeti, pneumopatia kronike, insuficenca e veshkave çrregullimet psikiatrike si, depresioni, skizofrenia, demenca, gjendjet febrile etj.

Megjithatë, kujdesi nuk duhet neglizhuar nga kategoritë e tjera, pasi ndërlikimet mund të jenë prezente nëse teprohet me ekspozimin ndaj diellit. Sipas specialistëve të shëndetit, rrezet e dëmshme të diellit shkaktojnë rritjen e temperaturës së trupit, zgjerim të enëve të gjakut, rënie të rrahjeve të zemrës, të cilat më pas shoqërohet me djersitje të madhe, marrje mendsh, dhimbje koke, turbullim të shikimit etj.

Ndërsa sa i përket ushqimeve, duhen evituar konsumimi i ushqimeve me përmbajtje të lartë proteinash./ATSH/

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane