Jorgo Zani ka qëndruar në 2015 për 11 ditë në spitalin psikiatrik Vlorë dhe nuk ka shfaqur shenja agresiviteti. Drejtori i këtij spitali, Kujtim Llapi thotë për Report TV se Jani Zani nuk ka qenë i dhunshëm në ambientet e spitalit.
Drejtori thotë se dy ditë para se të dilte nga spitali, ka qënë babai i Jorgo Zani i cili ka shkuar për të firmosur daljen. 31-vjeçari që i preku kokën kushëririt të tij 12-vjeçar të mërkuren, ka dalë nga Spitali Psikiatrik i Vlorës pasi babai i tij, Petro Zani deklaroi se do të kujdesej për të. Gjithashtu Shqiptarja.com publikon edhe kartelën mjekësore të 36-vjeçarit, ku nuk është shënuar se ka shenja agresiviteti ndaj të tjerëve.
“Pacienti është mjekuar deri më datë 5 nëntor 2015. Më mbrapa, pasi është njoftuar dhe i ati, është qetësuar dhe është dominuar nga mjekimi i vendosur nga spitali dhe në datën 5 ka dalë. Ka firmosur dhe i ati kartelën, sipas të gjitha procedurave”, thotë për Report Tv Kujtim Llapi, drejtori i Spitalit Psikiatrik “Ali Mihali” në Vlorë.
"Nga të dhënat e konsultës rezulton se pacienti ka një diagnozë çrregullim të përsonalitetit nga përdorimi i substancave narkotike. Kjo diagnozë u konfirmua edhe në Greqi, pasi edhe aty ka marrë të njëtimn mjekim. Dy ditë para se të dilte është paraqitur edhe i ati në spitalin tonë dhë më datën 5 bashkë më të atin janë larguar nga spitali. Gjatë qendrimit në spital nuk ka shfaqur shënja të mëdha agresiviteti", shtoi Llapi
Në Epikrizën e Daljes, thuhet se gjatë qëndrimit në Spital ai ka patur përmirësime dhe se i këshillohet mjekim ambulator në shtëpi. Diagnoza përfundimtare është “çrregullime personaliteti si pasojë e përdorimit të lëndëve narkotike”.
13 mijë persona me kartelë në zonën nga Lushnja në Vlorë
Sipas Kujtim Llapit, drejtorit të Spitalit Psikiatrik “Ali Mihali” në Vlorë, ky spital mbulon me shërbim zonën nga Lushnja në Sarandë dhe aktualisht ka 13 mijë persona me kartelë të hapur nga kjo zonë
''Nuk mund të përcaktojmë të gjitha rastët në qytetin tonë. Çdo pacient që shtrohet pajiset me një kartelë. Spitali jonë mbulon zonën nga Lushnja në Sarandë, u shërbejmë rreth 1 milionë banorëve. Aktualisht ka 13 mijë kartela të hapura, por jo të gjithë këta të sëmurë janë problematike. Jo të gjithë personat me kartelë mbyllen gjithë kohës, ka institucione të tjera që merrën me këtë punë. Spitali psikiatrik i Krujes merret me mbajtjen e personave që kanë crregullime të theksuara dhe që paraqqesin rrëzikshmeri për komunitetin. Këta persona nuk shtrohen në spitalin tonë. Nuk mund të themi se ka një shtim të rasteve të personave që preken nga çrregullimet mendore", deklaroi Llapi për Report TV

(Në foto kartela e Jorgo Zanit)
/Shqiptarja.com