Ja katër arsye pse ndiheni
të lodhur në punë

Ja katër arsye pse ndiheni<br />të lodhur në punë
Në punë keni gjithmonë përshtypjen se jeni të lodhur dhe nuk keni më fuqi për të vazhduar para? Nga ana tjetër gjatë gjithë kohës jeni si në gjumë? Ja cilat janë arsyet.
E keni tepruar me mëngjesin

Nëse hani shumë në mëngjes trupit tuaj do i duhet shumë energji për ta tretur atë. Në këtë mënyrë do ndiheshit të fryrë dhe në siklet. Zgjidhja? Konsumoni më pak produkte me yndyrë dhe preferoni glucidet komplekse. Nuk keni bere një gjumë te mirë. Jo gjithmonë të flesh shumë gjatë është mirë. E rëndësishme është të bësh një gjumë cilësor. Zgjidhja?

Iu duhet një ambient i qetë, çarçafë të pastër dhe një vakt i lehtë në darkë. Keni pirë medikamente. Pini rregullisht medikamente? Disa prej tyre mund të shkaktojnë përgjumje gjatë ditës kështu që bëni shumë kujdes. Mësoni për efektet anësore që mund të japin. Keni konsumuar produkte me kafeinë. Një filxhan kafe në mëngjes mund t’iu zgjojë, por shumë kafeine do iu sjellë probleme dhe mund t’iu dehidratojë. Në këtë mënyrë organizmi çrregullohet dhe mund të keni vështirësi për të punuar. Zgjidhja? Kontrolloni sasinë e kafeinës të produkteve që do pini.

Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com
Redaksia Online

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Radhë kilometrike automjetesh në autostradën Durrës-Tiranë, në Vorë qarkullimi është bllokuar

Radhë kilometrike automjetesh në autostradën Durrës-Tiranë, në Vorë qarkullimi është bllokuar