Ja ku ndryshon gjesti
i Cattelani-t nga i Isufit

Ja ku ndryshon gjesti<br />i Cattelani-t nga i Isufit
Studiuesi i artit, Ylli Drishti, shprehet se “në fakt për mua kjo puna e vjedhjes nuk ka mbaruar. Në rastin e Maurizio Cattelani-t, skulptura e tij në Milano ishte për krizën e bankave, ndërsa në rastin konkret më duket një shprehje e parakohshme. Nga ana juridike nuk është konsoliduar se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. S’më duket normale, që artisti të vërë këtë vepër pa marrë emrin ngjarja”. Gjithashtu studiuesi Drishti shprehet me tej se sipas tij instalacionet në formë proteste nuk mund të konsiderohen si vepra arti.

“Nuk më duket si vepër arti, nëse bëhet fjalë këtë formë proteste. Më duket një veprim i nxituar. Në këtë rast arti afrohet me politikën. Artisti ka të drejtë të protestojë për akte të tilla, por këtë më së miri e bën pllakati, që ka një specifikë tjetër nga vepra e artit”, shprehet studiuesi Drishti. “Artisti le të bëjë në këtë rast një reagim tjetër, sepse në të vërtetë siç edhe thuhet, aktorët e këtij akti ende s’kanë dalë në skenë. S’ka pse të ngatërrohet arti dhe artistët këtu. Pllakati, posteri janë format më me traditë dhe shprehëse të drejtpërdrejta të aktualitet.

Është e parakohshme që të vihet një skulpturë për një fenomen që ende si dihet sesi ka ndodhur. Catellani e vuri veprën e tij për nj fenomen botëror që kishte vite që kishte ndodhur dhe rasti i tij është i veçantë në të gjitha kuptimet e angazhimit si artist”, shprehet Drishti i cili argumenton se “Ajo vepër iu dedikua vërtetë krizës së bankave në Itali, por krizën nuk e shkaktoi Banka e Italisë. Ajo ishte një fenomen botëror. Pra në rastin e këtij fenomeni vepra e Catellani-t ka vërtetë kuptimin dhe kontekstin e saj. Vjedhja e bankës sigurisht që është e rëndë, por gjykimi artistik rreth saj është i parakohshëm. 


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 21 Gusht 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Barcelona arrin marrëveshjen me Olmon, i bën ofertën e tretë Leipzigut

Barcelona arrin marrëveshjen me Olmon, i bën ofertën e tretë Leipzigut