Laura Pausini, Mika dhe Alessandro Cattelan janë zyrtarisht emrat që do të drejtojnë “Eurovision 2022”. Me një karrierë mbi 10-vjeçare Pausini, Mika dhe Cattelan janë tepër të njohur jo vetëm për publikun Italian, por dhe më gjerë.
Finalja e Eurovision do të jetë kulmi i një sezoni të paharrueshëm për Laura Pausinin, e cila u pa fillimisht në “Golden Globes” dhe më pas në “Oscars”.
Thashethemet për të tre yjet kanë qarkulluar prej muajsh dhe sipas agjencisë së lajmeve “Adnkronos”, këngëtarja Laura dhe drejtuesi televiziv Alessandro i kanë nënshkruar kontratat e tyre prej kohësh, vonesë pati veç prej Mika.
Kujtojmë se Shqipëria do të përfaqësohet në Eurovision nga këngëtarja Ronela Hajati me këngën "Sekret".