Në prag të ndeshjeve kualifikuese për kampionatin botëror Brazil 2014 shumë ekipi në Evropë po u japin përgatitjet e fundit ekipeve të tyre në ndeshjet miqësore përpara sidave për kualifikueset.

Ndër ndeshjet që spikasin më shumë sot janë Angli-Brazil, e cila do të zhvillohet në Wembley. Sfida do të jetë e vacantë për trajnerin Skolari, pasi debuton me ‘Seleçaon’ ndërsa për Anglinë do të ketë dy momente të rëndësishme.

Festimi i 150 vjetorit të krijimit të Federatës, por edhe mundësia e Ashly Cole që të luajë ndeshjen e 100 me kombëtaren duke u bërë anglezi i 7 që arrin këtë shifër. Itali-Holandë është një tjetër ndeshje që spikat shumë, pasi përballë janë dy ekipi elitë, por Roben dhe Shnajder mungojnë në listën e Van Gal.

Franca do të presë në shtëpi superfuqinë e futbollit, Gjermaninë në një tjetër ndeshje luksi. Kampionët e Evropës dhe Botës, Spanja do të luajë me Uruguain në Katar. Sakaq, Suedia do të luajë me Argjentinën e Mesit, dhe Portugalia e Ronaldos me Ekuadorin.

Dylber Balla/Shqiptarja.com