Akoma edhe duhanpirësit me marrjen e lartë të sasisë tëvitaminës C zvogëluan rrezikun më shumë se 70%. Gjithashtu, personat që marrin sasinë më të madhe të mundshme të vitaminës E (të paktën 15,5 mg në ditë) zvogëluan rrezikun e shkaktimit të hemorragjisë cerebrale në më shumë se 20%.(Kujdes: sasi të mëdha vitamine E shkaktojnë tek disa episode hipertensioni).Specialistët konsiderojnë se vitaminat C dhe E mund të çarmatosin rrënjët e lira të trurit, të cilat janë përgjegjëse për shkaktimin e episodit të hemorragjisë cerebrale. Pra që të mbroheni, rritni marrjen e tyre.
Burime vitamine C: portokalli (54 mg ose 1- 2 portokallie në ditë) dhe luleshtrydhe (42 mg ose gjysmë filxhani).
Burime vitamine E: bajame (7,4 mg ose 22 bajame, fara luledielli (6 mg ose një grusht të madh) dhe vaj luledielli (5,6 mg).
Stërviteni kujtesën tuaj me thjerrëza dhe perime
Kërkimi në Institutin Rush të Çikagos,tregoi që marrja e sasisë së lartë të niacinës çdo ditë, zvogëlon rrezikun e shfaqjes së sëmundjes së Alzheirner-it. Personat që merrnin 22,4 mcg përditë shfaqën rreth 80% rrezik më të vogël në krahasim me ata që merrnin vetëm 12,6 mcg.
Burime niacine: gjoks pule (112 gjoksi ose 15 mcg), mish lope (një racion ose 15 mg).
USHQIME PËR KTHJELLTËSI SHPIRTËRORE
Peshku, thjerrëzat dhe vitaminat janëpër funksionimin e mirë të trurit. Vitaminat në fjalë kontrollojnë nivelet e aminoacideve homokisteinikë në gjak. Bëhet fjalë për një proteinë e cila në nivele të larta mund të shkatërrojë nervat e trurit. Një kërkim zviceran tregoi që ata që kishin nivele të ulëta të vitaminës B12 dhe hekuri rrezikonin të shfaqnin dobësi nervore 4 herë më shumë sesa ata të cilët merrnin sasi të mjaftueshme. Konsumoni 400 mcg hekur dhe 6 mcg vitaminëB12 çdo ditë.
Burime të hekurit: të gjitha llojet e mishrave (të kuq, të bardhë) peshku, 1/2 filxhan drithëra ose thjerrëza (169 mcg).
Burime të vitaminës B12: salmoni dhe sardelja e konservës (6,3 mcg).
PERIME PËR MENDJE "TË SHPEJTË"
Studimi i Universitetit të Harvardit në 13.000 gra të moshës rreth të 70-ve tregoi se ato që konsumonin në javë 8 racione perime jeshile me fletë dhe 5 racione perime lakrorë (siç janë brokoli, lulelakra) gjatë periudhës së dhjetëvjeçarit të 6-të të jetës së tyre, fitonin 1-2 vite qartësie mendore në krahasim me ato që konsumonin vetëm 2- 3 racione perime të përgjithshme.
PIJE PËR ENERGJI DHE GJALLËRI
Herën e ardhshme që do të ndieni se forcat tuaja po ju braktisin, pini 1 filxhan:
* Ujë, ujë, ujë! (të paktën 8 gota në ditë)
* Çaj jeshil (i nxehtë ose i ftohtë)
* Pije xhinseng (i nxehtë ose i ftohtë)
* Pije kamomil (mos e preferoni në qoftë se ju shkakton gjumë)
Shkrimi u botua në Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com (print) 09.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)