Ja kush janë shtatë fobitë më të
çuditshme që ekzistojnë në botë

Ja kush janë shtatë fobitë më të<br />çuditshme që ekzistojnë në botë
Të gjithë njerëzit kanë fobi nga diçka dhe studiuesit mundohen ti vënë emrin çdo lloji të frikës që ekziston në botë.

Por disa fobi që njerëzit kanë janë shumë të çuditshme dhe absurde sa që rrallë mund të dëgjosh për to.

Fobitë fillojnë nga më të zakonshmet si frika nga hapsirat e ngushta që quhet ndryshe “klaustrofobia” dhe deri te “turophobia” që është frika nga djathi.

Më poshtë do të lexoni 7 lloje frikërash shumë të çuditshme dhe që mendonim se nuk ekzistonin.

Ablutophobia, fobia e të bërit dush
Kjo është frika nga të bërit dush dhe pastrimit. Shfaqet në fëmijëri, kur të vegjlit kanë frikë nga uji dhe shampo që hyn në sy. Është interesante, se kjo shfaqet më shumë te vajzat se te meshkujt.
 
Borophobia, frika nga graviteti
Ka dy lloje personash, që vuajnë nga kjo gjendje. Te parët janë ata që mendojnë se gravitetin mund t’i mbysë duke i shtypur, si dhe grupi tjetër që mendojnë se graviteti mund të zhduket, duke i lënë të shkëputur nga toka.
 
Cherophobia, frika nga lumturia
Kjo frikë prek zakonisht njerëzit që kanë përjetuar një gëzim, por më pas janë mërzitur shumë dhe janë dëshpëruar. Tek ata, ndjenja e lumturisë është e shkurtër dhe e frikshme, meqë mendojnë se menjëherë mund të vijnë momente dëshpërimi.
 
Gephyrophobia, frika nga urat
Ata që vuajnë nga kjo gjendje, i evitojnë kalimet nëpër ura, duke bërë xhiro të mëdha, vetëm që të mos bien në kontakt me kalimin nëpër këto struktura.
Shumica e tyre frikësohen, se mos ura shembet ndërsa ata kalojnë, por ka të tillë që mendojë se mund të rrëzohen papritmas nga ura.
 
Globophobia, frika nga tullumbacët
Frika nga tullumbacët ndahet në dy grupe, tek ata që nuk i duan tullumbacët, sepse nuk ju pëlqen dhe të tjerët që frikësohen nga krisma që lëshon kur plas. Këta njerëz i evitojnë organizimet e ndryshme, ku ka tullumbacë.
 
Koumpounophobia, frika nga butonat
Është fobi e rrallë, por ja që ekziston. Ata që vuajnë nga kjo gjendje, kanë frikë nga butonat në pajisjet teknologjike, por edhe në rrobe. Nuk dihet se si shkaktohet kjo fobi, por zhvillimi i hovshëm i teknologjisë, besohet të jetë fajtor. Ka të tillë që frikësohen nga butonat, pasi si fëmijë e kanë përpirë ndonjë kopsë.
 
Turophobia, frika nga djathi
Kjo mund të jetë frika më e çuditshme që ekziston, meqë djathi është gjithkund afër nesh dhe nuk përbën ndonjë rrezik. Megjithatë, ka të tillë që i frikëson djathi. Madje, sipas atyre që e vuajnë këtë fobi, nuk guxojnë as ta shikojnë në dyqan, e as që bëhet fjalë t’ju vihet në tavolinë.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi