Ja kush është Edmond Islamaj, prej 26 vitesh në sistemin e Drejtësisë

Ja kush është Edmond Islamaj, prej 26 vitesh në sistemin e Drejtësisë

Edmond Islamaj ka lindur në 01.03.1969 në Kuçovë. Pas diplomimit si jurist në vitin 1992 ka filluar punë si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës, duke ushtruar këtë detyrë deri në maj 1993 kur është emëruar në detyrën e Kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarande; në këtë gjykatë ka punuar deri në Gusht të vitit 1995, për të vazhduar më tej me detyrën e gjyqtarit pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë.

Në nëntor 1998 është emëruar Kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë deri në prill të vitit 2002 kur Z. Islamaj është emëruar në detyrën e Kryeinspektorit në Inspektoratin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Në dhjetor 2003 është emëruar gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë ku ka ushtruar detyrën e gjyqtarit deri në momentin e dhënies së pëlqimit të Kuvendit të Shqipërisë lidhur me dekretin e Presidentit të Republikës për emërimin në detyrën e Anëtarit të Gjykatës së Lartë, në qershor 2011.

Krahas ushtrimit të detyrës së gjyqtarit Z. Islamaj ka kontribuar edhe në veprimtari të tjera të rëndësishme si; Anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë gjatë periudhës 2004-2010, anëtar i Komitetit Teknik të Projektit DANIDA në Shqipëri; pjesëtar i grupit të punës për hartimin e projektligjit “Për shërbimin përmbarimor në Republikën e Shqipërisë”, trajnues për Ligjin “Mbi të Drejtën tregtare” dhe pjesëmarrës në grupin e punës për hartimin e Sistemit të Vlerësimit të gjyqtarëve në Strasburg pranë KE.


Lajmi kryesor:

Ekskluzive/ Veting gjyqtarit Islamaj, ja trojet dhe banesat dhuratë


  • Sondazhi i ditës:
    7 Dhjetor, 15:58

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Dimal-Berat, në hyrje të fshatit Moravë, mjeti del nga rruga! Drejtuesi me fraktura përfundon në spital 

Aksident në aksin Dimal-Berat, në hyrje të fshatit Moravë, mjeti del nga rruga! Drejtuesi me fraktura përfundon në spital