Ja “Las Vegasi”, makineritë
shkojnë tek rezervat e shtetit

Ja “Las Vegasi”, makineritë<br />shkojnë tek rezervat e shtetit
TIRANË - Qindra makina të lojërave të fatit dhe kompjutera që printonin skedinat e lotove janë grumbulluar në magazinat e shtetit në Lundër.

Në një magazinë të madhe, ndodhen makina të ndryshme të lojërave të fatit, që janë bllokuar nga policia gjatë operacionit masiv në të gjithë Shqipërinë, të koduar “Fundi i marrëzisë”.

Këto janë foto ekskluzive që sjell Shqiptarja.com dhe A1 Report, nga magazinat e rezervave të shtetit.
lojerat e fatit makinerite
lojerat e fatit makinerite
(Në foto: Makineritë e sekuestruara nga policia mbrëmjen e djeshme)

Siç mësojmë nga personat që janë aty dhe që merren me magazinimin e makinave të lojërave të fatit dhe atyre të lotove sportive, janë me qindra makineri dhe makineta të sjella aty, e që do të vijnë.

Magazinierët tregojnë se këto janë një pjesë e vogël e materialeve të sekuestruara nga policia tatimore dhe e rendit, gjatë aksionit të nisur në orën 17:00 të datës 14 nëntor, për bllokimin dhe sekuestrimin e pikave të basteve dhe lojërave elektronike të palicencuara.  

lojerat e fatit makinerite
lojerat e fatit makinerite
(Në foto: Makineritë e sekuestruara nga policia mbrëmjen e djeshme)

Edhe pse në magazinë ndodhen më shumë se 200 makineri të sekuestruara gjatë operacionit, makinat e hetimit tatimor vazhdojnë të sjellin të tjera që do të magazinohen deri në përfundim të hetimeve që do të bëhen nga krimi ekonomik.

Të gjitha makineritë që janë sekuestruar, janë emërtuar sipas emrave të pronarëve të pikave ku janë bllokuar, ndërsa disa të tjera, janë me mbishkrimin “nën ruajtjen e policisë”.
Makineritë të sekuestruar nga policia
(Në foto: Makineritë e sekuestruara nga policia mbrëmjen e djeshme)

Ndërkohë që ne largohemi, kamionë të tjerë me makinat e lojërave të fatit vijnë për tu shkarkuar dhe kjo është vetëm një pjesë e vogël e makinerive që janë sekuestruar nga policia. Operacioni për bllokimin e lojërave të fatit të paligjshme dhe me mungesë dokumentacioni do të vazhdojë edhe ditë të tjera nga policia e rendit dhe ajo tatimore.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Skandali te Onkologjiku, Rama: Grupe me menaxherë të huaj do asistojnë QSUT! Autonomi spitalore, mjekët pagesë sipas performancës

Skandali te Onkologjiku, Rama: Grupe me menaxherë të huaj do asistojnë QSUT! Autonomi spitalore, mjekët pagesë sipas performancës