Ja marrëveshja e arritur në Bruksel
pas takimit mes Mustafës e Vuçiç

Ja marrëveshja e arritur në Bruksel<br />pas takimit mes Mustafës e Vuçiç
Marrëveshja e arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk lëkund asnjë nga ligjet aktuale në fushën e drejtësisë. Një kopje e marrëveshjes tregon se marrëveshja në plotëni me një sistem unik të sistemit të drejtësisë. 

`Pjesa dërmuese e rasteve në gjykatën themelore ndahen nga një gjyqatar në përputhje me ligjet e Kosovës`, saktëson marrëveshja, sipas të cilës Kryetari i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, do të jetë serb i Kosovës nga Veriu i Kosovës, ndërsa Kryeprokurori në Zyrën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë do të jetë shqiptar.

`Ligjet e Kosovës do të aplikohen nga Insitucionet e Drejtësisë në përputhje me marrëveshjen e parë.  Do të ketë një Gjykatë Themelore dhe një Prokurori Themelore për rajonin e Mitrovicës', thuhet ne marrëveshje.

Gjithashtu, aty specifikohet se në Kosovë, Kryetari i Gjykatës Themelore vendos vendndodhjen e secilës çështje. `Për Prokurorin vendosja e çështjes bazohet mbi ekspertizën, specializimin dhe të kaluarën personale dhe njohurit e tij lokale në përputhje me ligjet e Kosove", saktëson marrëveshja. Marrëveshja e plotë, origjinale që eshte siguruar nga RTK, është në gjuhën angleze

Sipas marrëveshjes, Gjykata Themelore në Mitrovicën e veriut do të përbëhet: Nga divizioni i Gjykatës së Apelit në Mitrovicë i cili do të përbëhet nga 5 serbë të Kosovës dhe 2 gjyqtarë shqiptar. Ndërsa, departamenti i krimeve të rënda për tërë rajonin e Mitrovicës do të përbëhet nga katër serbë të Kosovës dhe 4 gjyqtarë shqiptarë, pjesë të departamentit të përgjithshëm përfshirë rastet kriminale.

 
marreveshja



Drejtësia
1. Ligjet e Kosovës do të aplikohen nga institucionet gjyqësore në përputhje me Marrëveshjen e Parë
2. Do të ketë një Gjykatë Themelore dhe një Zyrë të Prokurorisë Themelore për rajonin e Mitrovicës
3. Për Gjykatën Themelore të Mitrovicës do të jenë në shfrytëzim disa godina
4. Janë katër degë ekzistuese për Gjykatën Themelore të Mitrovicës në rajonin e Mitrovicës (Zubin Potok, Leposaviq, Skënderaj, Vushtrri)
5. Shumica e rasteve që vijnë nga komunat ku ndodhen degët do të gjykohen në ato degë, në përputhje me ligjin
6.Në Kosovë, Kryetari i Gjykatës Themelore është ai që cakton vend-gjykimet
7. Caktimi i rasteve për në prokurori bazohet në ekspertizë, specializim, në formimin personal dhe njohjen e zonës lokale, në përputhje me ligjet në Kosovë
8. Për shumicën e rasteve në Gjykatën Themelore, vendimi merret nga një gjyqtar i vetëm, në përputhje me ligjin
9. Të dyja palët do të përfaqësohen në të gjitha objektet e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Zyrës së Prokurorisë Themelore dhe njësisë së Gjykatës se Apelit në Mitrovicë
10. Shumica e punëtorëve në objektin e Gjykatës Themelore në Mitrovicën e veriut do të jenë serbë të Kosovës
11. Objekti i Gjykatës Themelore në Mitrovicën e veriut do të përbëhet nga:
-Njësiti i Gjykatës së Apelit në Mitrovicë, i cili do të përbëhet nga 5 gjyqtarë serbë të Kosovës dhe 2 gjyqtarë shqiptarë
-Departamenti për krime serioze për tërë rajonin e Mitrovicës, i cili do të përbëhet nga 4 gjyqtarë serbë të Kosovës dhe 4 gjyqtarë shqiptarë
-Pjesa e departamentit të përgjithshëm që gjykon/trajton të gjitha veprat penale për Mitrovicën e veriut, Mitrovicën e jugut dhe Zvecanin
12. Objekti i dytë i Gjykatës Themelore të Mitrovicës do të përbëhet nga:
-Departamenti për të mitur për të gjithë rajonin e Mitrovicës
-Pjesa e departamentit të përgjithshëm që gjykon/trajton të gjitha çështje civile, deklarimet e pakontestuara, veprat penale të të miturve për Mitrovicën e veriut, Mitrovicën e jugut dhe Zveçanin.
Objekti i dytë do të jetë në Mitrovicën e jugut, në të ashtuquajturën ndërtesa e 'Jugobankës' ose në një objekt tjetër, për të cilin do të pajtohen të dyja palët.
13. Kryetar i Gjykatës Themelore do të jetë një serb i Kosovës nga Mitrovica
14. Kryeprokurori i Zyrës së Prokurorisë Themelore do të jetë shqiptar i Kosovës. Objekti ndodhet në Zyrën Administrative për Mitrovicën e veriut (MNAO), e cila ndodhet në Mahallën e Boshnjakëve ose në ndonjë objekt tjetër, për të cilin do të pajtohen të dyja palët. 


Marrë nga RTK

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot