Ja menu-ja tipike shqiptare e darkës së dasmës së Erionit dhe Ajolës
 
Partia Demokratike dhe media pranë saj kanë sulmuar ministrin Veliaj për një ''menu faraonike'' në darkën e dasmës me Ajolën. Shqiptarja.com ka siguruar menùnë e darkës dhe cdokush mund të përllogarisë se sa mund të ketë kushtuar darka e dasmës së ciftit të ri për person, shumëzuar për rreth 320 dasmorë të pranishëm.
 
Menù e dasmës së Erionit dhe Ajolës:
  1. Antipastë me djathë kackavall, gorgonxolë shqiptare, bajame, kajsi të thata, kumbulla të thata, dy japrakë, një pispili dhe një byrek trekëndësh
  2. Karkalec me salcë
  3. Ravioli me domate të freskët
  4. Mish dashi i pjekur në hell me pilaf me erëza të krahinës
  5. Fruta
  6. Torte e prodhuar nga pasticeria Kalimera e Gjirokastrës
  7. Vera shqiptare nga kantina Cobo dhe kantina Sala