TIRANE- Do të jenë rreth 370 mësues të cilët do të japin të parët provimin e shtetit. Mësuesit e lëndës Bilogji-Kimi do të japin testin në datën 9 korrik, më pas do të testohen mësuesit e Bilogjisë dhe Gjeografisë. Në kalendarin e publikuar nga Agjensia Kombëtare e Provimeve mësuesit do të testohen deri në datën 31 korrik.

Janë 25 profesione që do të japin provimin duke filluar nga mësuesit e arsimit fillor deri tek ata të shkollave të mesme. Rregullorja për provimin e shtetit përcakton se për paraqitjen në qendrat e provimit kandidatët duhet të jenë të pajisur me letërnjoftim ose pasaportë në provimin e shtetit. Të jenë të pajisur me vërtetim regjistrimi dhe mandatin e pagesës së tarifës së provimeve të shtetit dhe të paraqiten së paku 30 minuta përpara fillimit të provimit. Udhëzuesi për zhvillimin e provimeve të shtetit përcakton dhe mënyrën se si do zhvillohet testi.