TIRANË - A1 Report ka siguruar foton e motorit që u përdor në atentatin ndaj Mentor Lufit (Doçi) ku mbeti i vrarë edhe Gerti Goxhaj dhe një nga autorët i cili u qëllua nga nipërit e Lufit.
Nga të dhënat teknike motori i përket një modeli Skuter 250 kubik, ç’ka në pak sekonda ka një shpejtësi deri në 100 km/h dhe sipas hetuesve është zgjedhur një mjet i tillë për t'i dhënë mundësi largimi të shpejtë dhe pa lënë gjurmë nga vendngjarja autorëve.
Nga rindërtimi i skenës së krimit, hetuesit kanë faktuar se motori drejtohej nga Sulku ditët e ngjarjes ndërsa italiani Letiza qëndronte pasagjer, dhe sapo janë afruar objektivit të tyre të dy personat janë maskuar dhe i pari që ka zbritur nga motori për të qëlluar ka qënë Salvatore Letizia.
Në momentin që Letiza është përplasur nga fuoristrada e drejtuar prej nipërve të mentor lufit, Besnik Sulku ka lënë motorrin dhe ka tentuar të largohet thonë hetuesit, por është ndjekur nga Markelian Doci dhe më pas është vrarë.

Nga hetimet rezulton se ky motor është përdorur nga Besnik Sulku dhe italiani Salvatore Letizia të cilët për disa orë rresth të mërkurën e 27 Majit kanë survejuar lëvizjet e Lufit, i cili ishte dhe objektivi i tyre për ta eleminuar.
Sulku e Letizia pasi kanë pikasur objektivin e tyre kanë pritur që Lufi të dalë nga lokali dhe të hip në makinën tip BMW bashkë me Goxhajn të cilët janë nisur në drejtim të qendrës së Tiranës.
Por ajo çka nuk kanë ditur atentatorët ka qenë fakti se pas tyre kanë qenë dy nipërit e Mentor Lufit (Doçi), Markeljan Doçi dhe Klevis Doçi të cilët kanë qenë në të njëjtin lokal me dajen e tyre, por ishin ulur në një tavolinë tjetër.
Dy nipërit kanë hipur në një makinë tjetër tip “Tuareg” duke qëndruar pas makinës së dajes së tyre dhe në momentin që Sulku e Letizia kanë hapur zjarr ata kanë përplasur me makinë fillimisht italianin dhe më pas njëri prej tyre ka hapur zjarr mbi Besnik Sulkun.
Sipas burimeve të A1 Report Para hetuesve ka qenë Markeljan Doçi ai që ka pranuar se ka qëlluar i vetëm mbi Besnik Sulkun, duke shfajësuar vëllain e tij.
Tre të arrestuarit për masakrën në Tiranë e dyshuar për hakmarrje për vrasjen e Ilirjan Sulkut (vëllait të Besnik Sulkut) në Holandë janë dy vëllezërit Doçi dhe italiani Letezia.
Ky i fundit ka mohuar që të ketë qëlluar mbi ndonjërin prej viktimave duke theksuar para Gjykatës se ka qëlluar vetëm në ajër.

Ndaj tre të arrestuarve Klevis e Markeljan Doci si dhe Salvatore Letizia Gjykata ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg, ndërsa hetimet për këtë ngjarje po kryehen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me hetuesit italian dhe ata holandez.
Aktualisht ky motor sëbashku me sendet e tjera të sekuestruara në vendngjarje përfshi tre pistoleta, dy maska si dhe automjetet BMW e Tuareg janë duke u ekzaminuar nga ekspertët kriminalistik për të hedhur dritë nëse janë përdorur apo jo në ngjarje të mëparshme kriminale, përfshi dhe plagosjen e Mentor Lufit mbrëmjen e 19 dhjetorit 2014 në zonën e Stadiumit Dinamo në Tiranë.

Vijon....
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO