'Ja na erdhi Viti i Ri, sa jam i gëzuar...', fëmijët në Bizë krijojnë atmosferë prekës gjatë takimit me Bebe Rexhën

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha pas Bubqit ka vizituar fshatin e Bizës, zonë kjo që gjithashtu është prekur nga tërmeti i rënë më 26 nëntor.

Bebe është pritur nga shumë fëmijë të cilët kanë krijuar një atmosferë prekëse, në këtë prag fundvitit që supozohej të ishte periudha më festive për fëmijët por që tërmeti e ktheu në trishtim. Megjithatë fëmijët e Bizës duket se po e marrin veten nga ajo që kanë kaluar. Ata të lidhur dorë për dore kanë kënduar para Bebe Rexhës këngën simbolike të Vitit të Ri.

"Ja na erdhi Viti i Ri, sa jam i gëzuar, por si unë dhe çdo fëmijë pres për të festuar..." dëgjohet kënga e fëmijëve.

Ndërkohë Bebe është prekur shumë nga kjo atmosferë dhe u ka ofruar fëmijëve karamele dhe çokollata. Bebe përveç një banese në Bubq ka premtuar se do të qëndrojë edhe një banesë tjetër në Bizë.

Sipas psikologëve është shumë e rëndësishme që fëmijët t'i rikthehen normalitetit dhe rutinës së përditshme në mënyrë që të ndikojë pozitivisht tek shëndeti i tyre mendor.

Ndërkohë prifti i kishës në këtë zonë është shprehur në një bisedë me presidentin Meta, se Biza ka të paktën 7-8 shtëpi të cilat janë të dëmtuara rëndë.

"7-8 banesa janë rëndë. Cadra dimërore nuk ka. besoj do i sjellin. Edhe njerëzit nuk largohen kanë tokën këtu." tha prifti.


Lajmi kryesor:

SOLIDARITET/ Bebe Rexha pritet me lot nga banorët: Do ndërtoj dy shtëpi, e nderuar që jam pjesë e këtij vendi


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik