Ja nga se ka hequr dorë Papa
pasi ia premtoi Të Shenjtës Mari

Papa Francesku ka rrëfyer se ‘nuk ka parë televizor që prej vitit 1990, pasi kështu i ka premtuar Të Shenjtës Mari’.

“Nuk është për mua”- është shprehur Papa dhe nuk e ndezi kurrë më televizorin më pas. Me sa duket Papa i merr shumë seriozisht premtimet, pasi nuk ka hequr dorë nga vendimi i tij për të mos parë televizor, as kur bëhet fjalë për skuadrën e tij të zemrës, San Lorenzo i Almagros.

“Nuk shoh asgjë, roja më tregon cdo javë për rezultatet dhe si po ecim me lojën”,- ka thënë Papa në një intervistë për La Voz del Pueblo. Hirësia e Tij nuk përdor as internetin. E vetmja lidhje me botën është gazeta që lexon për rreth 10 minuta cdo mëngjes.

“Puna është shumë impenjative dhe e lodhshme. Ka shumë gjëra për të bërë, por ajo që më mungon më shumë nga jeta e mëparshme, është të shkoj të ha pica.”- ka rrëfyer kryetari i Kishës Katolike.

Dhe ky fakt për ne nuk është asgjë e re, më poshtë keni videon gjatë së cilës Papa Francesku gjatë parakalimit të tij, pranon me kënaqësi një picë si dhuratë nga një qytetar.
papa
/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Aktivitetet kulturore/ ‘Ëndërr në papafingo’, shfaqje në teatrin ‘Skampa’, Elbasan! ‘Mbi miqësinë’ vjen në ‘Metropol’

Aktivitetet kulturore/ ‘Ëndërr në papafingo’, shfaqje në teatrin ‘Skampa’, Elbasan! ‘Mbi miqësinë’ vjen në ‘Metropol’