Pastrimi i mobilieve të lëkurës duhet bërë me shumë kujdes. Para pastrimit të mobilieve të lëkurës patjetër duhet lexuar udhëzimin e prodhuesit.
Lëkura mund të jetë e ngjyrosur me ngjyra ose me pigmente të posaçme. Nga lëkura e ngjyrosur nuk është e mundshme të pastrohen njollat e të mos ndodhë ndonjë dëmtim, ndërsa te lëkura e ngjyrosur me pigmente të posaçme, pastrimi i njollave është i mundshëm. Mirëmbajtja e rregullt e mobilieve të lëkurës nënkupton eliminimin e pluhurit, thithjen e pluhurit me thithëse nëpër kënde dhe fshirje me leckë të butë, të thatë apo të njomur.
Gabimi më i shpeshtë që bëhet gjatë mirëmbajtjes së mobilieve të lëkurës është përdorimi i tepruar i ujit dhe i sapunit për pastrim. Kjo gjë nuk duhet të bëhet të bëhet, sepse shkatërron sipërfaqen dhe shpejton procesin e çarjes së lëkurës. Nuk bën të përdoren mjete të forta dhe agresive për pastrim, siç është amoniaku, sepse nga to lëkura humb shkëlqimin. Madje edhe nëse ekziston njolla në mobilie, gjatë pastrimit duhet përdorur sa më pak ujë dhe nuk duhet lejuar që uji të mbetet në sipërfaqe.
Lëkura është e mundshme të zbutet në këtë mënyrë: përzihet vaji i ullirit dhe vaji i lirit me uthull rrushi të bardhë. Kjo përzierje hidhet në leckë të njomur. Lecka lihet të thahet dhe pastaj me leckë të tharë fërkohen mobiliet e lëkurës.