Ja përse fëmijët nuk i
hanë perimet  e skuqura

Ja përse fëmijët nuk i<br />hanë perimet  e skuqura
Një studim i Gertrude Zeinstraa ka dalë në përfundimin se fëmijët nuk i pëlqejnë perimet kur janë të skuqura.

Studimi thekson se duhet treguar kujdes që perimet mos të piqen shumë dhe duhet të jenë të padëmtuara në mënyrë që fëmijët t'i hanë. Në studim u vëzhguan grupe fëmijësh të moshave  4-6 vjeç, 7-8 vjeç, 11-12 vjeç edhe 18-25 vjeç.

Këto grupe iu nënshtruan provave gastronomike dhe iu ofruan perime të ziera, të pjekura dhe perime sallatë.

Nga rezultatet doli se fëmijët nuk i pëlqenin perimet e skuqura, por pëlqenin ato të ziera dhe që nuk kishin ngjyrë shumë të errët. Në rast se janë me ngjyrë të errët, fëmijët nuk do t'i hanë.

Ky studim u publikua në revistën 'Food Quality and Preference'.


(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

PAMJET/ Himara dhe Potami “pushtohen” nga buburrecët! Gjenden kudo, alarmohen pushuesit

PAMJET/ Himara dhe Potami “pushtohen” nga buburrecët! Gjenden kudo, alarmohen pushuesit