Teksa ka mbetur fare pak kohë deri në nisjen e protestes se opozitës maqedonase.

Duket se në Shkup gjithçka është bërë gati. Mediat maqedonase shkruajnë se drejt Shkupit janë nisur qindra qytetarë me autobusë e me makina.  

Po ashtu opozita ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e protestës së sotme duke ngritur kështu podiumin ku do të flasë lideri i opozitës si dhe duke sjellë shumë shishe uji për protestuesit.

Protesta pritet të nisë në orën 14:00 dhe sipas gjasave do të jetë një tubim madhështor.