Ja përgjigja që Bes Kallaku i
jep politikës për videon e “killerit”VIDEO e "rrëfimit të atentateve"

Ja përgjigja që Bes Kallaku i<br />jep politikës për videon e “killerit”VIDEO e
TIRANE - Paradi për farsën e fëlliqur të politikës shqiptare. Këtë argument jep aktori i humorit në “Portokalli” Besar Kallaku për videon në të cilin i  i improvizuar si “killer” tregoi emrat e politikanëve për të cilët kishte marrë porosi për të vrarë me arsyet nga më të çuditshmet.
 
Opozita e quajti një estradë të Kryeministrit Rama dërgimin e kësaj videoje në dyert e drejtësisë, për të mbyllur hetimin dhe për të fshehur të vërtetën.
 

Por, ja se çfarë thotë vetë aktori në lidhje me këtë video ne nje postim ne Facebook:

“Kam kënaqësinë të njoftoj gjithë Shqiptarët që unë jam "koka" e gjithë komplotit që po trondit politikën Shqiptare dhe siç është bëre tradite kete "komplot" e kam dokumentuar ne një video ku unë personalisht shpall oferte- kerkesen per "vrasjen" e politikanëve kryesorë. Këtë komplot e kam kurdisur në bashkëpunim me "FBI" "CIA" dhe MOSAD-it Izraelit, por për fat "komploti u zbulua nga Ristani dhe tani Shqiperia shpetoi.

Këto nuk munda ti thoja në videon time komike, por si Besart Kallaku kam bërë detyrën time si artist dhe qytetar (katunar) i këtij vendi duke parodizuar farsën e fëlliqur të politikës që vazhdon t’i trajtojë Shqiptarët si tufë injorantësh që mund të tërhiqen prej hunde në baltën që kanë gatuar për 25 vjet.

Video ime ishte vazhdim i asaj që kam bërë që nga dita e parë kur kam dalë në skenë, fjala e lirë e artistit.

Kush qeshi me të, e falenderoj. Kush e përdori e injoroj, kush e keqpërdori e përbuz. E kush u cënua i kërkoj mirëkuptim për këtë shaka.

Përbuz çdo tentativë për përfshirjen e emrit tim në historitë e ndyra të politikës; dhe ju premtoj se kam qenë, jam dhe do të jem GJINI JUAj I DASHUR, katunari që nuk mund të tradhtojë tokën dhe njerëzit e tij të dashur, dhe as nuk mund të më ndajë kush prej jush. Ndryshe nga çdo politikan që ju ka nxirë fytyrën, unë kam sjellë dritë dhe buzëqeshje në fytyrat tuaja. Dhe këtë do vazhdoj të bëj.

Një përqafim për të gjithë mirëkuptuesit. Sinqerisht, Besi”!

Redaksia Online
(o.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja