Ja pesë shenjat që tregojnë se trupi
juaj ka nevojë urgjente për vitamina

Ja pesë shenjat që tregojnë se trupi<br />juaj ka nevojë urgjente për vitamina
Çdo ditë të jetës tonë ne përpiqemi që në dietën tonë ti përfshijmë të gjithë elementët e nevojshëm që të jemi të shëndetshëm.

Dr. Susan Blum në librin “Plani Shërues i Sistemit të Imunitetit”, na tregon shenjat e pazakonta, që tregojnë se kemi mungesë vitaminash dhe çfarë duhet të bëni, që të përmbushni sasinë e nevojshme.

“Me ngrënien e ushqimeve të gatshme, nuk është çudi që në ditët e sotme, të gjithë të kemi mungesë vitaminash, qoftë nga mungesa e ngrënies së tyre, apo edhe mungesa e tretjes si duhet”, shkruan Dr. Blum.

1.Të çara në skajet e gojës
Mungesa: Hekur, zink dhe vitaminë B si niacina (B3), riboflavina (B2) dhe B12. Kjo zakonisht ju ndodhë vegjetarianëve.
Hani më shumë mish shpezësh, salmon, tuna, midhje, domate të thara, susam, kikirik dhe bishtaja.

2.Njolla të kuqe si luspa nëpër fytyrë (apo edhe pjesë tjera të trupit) dhe humbje flokësh
Mungesa: Biotin (B7) e njohur si vitamina për flokë. Kur trupi juaj mbledhë vitamina që vinë nga yndyrat (A, D, E, K), nuk mbledhë vitaminën B, që është e tretshme në ujë. Kjo zakonisht ndodhë tek bodibilderët.
Konsumoni më shumë vezë të pjekura, salmon, avokado, kërpudha, lulelakër, fara të sojës, ara, mjedra dhe banane.

3.Gunga të bardha apo të kuqe, që duken si akne, posaçërisht në faqe, duar, kofshë dhe të pasme
Mungesa: Acide esenciale yndyrore dhe vitaminën A dhe D.
Shmangni yndyrat e dëmshme dhe zëvendësoni me ato që janë më të shëndetshme. Fokusohuni tek shtimi i sardinave dhe salmonit, arave, fara të lirit, kërp dhe chia. Për vitaminën A, kërkoni për fletë të gjelbra, si dhe perime me ngjyrë si karota dhe specat.

4.Ndjesi shpimi gjilpërash, pickimi dhe mpirje në duar, këmbë apo vende të tjera
Mungesa: Vitamina B si folate (B9), B6 dhe B12. Ky është një problem që shkaktohet nga nervat periferike dhe vendi ku ato përfundojnë.
Konsumoni spinaq, shpargull, rrepa, fasule, vezë oktopod, midhje, molusqe dhe mish shpezësh.

5.Dhimbje muskujsh, sikur therje me thikë në gishta të këmbëve
Mungesa: Magnez, kalcium dhe kalium.
Hani sa më shumë banane, bajame, lajthi, kungull, qershi, mollë, grejpfrut, brokoli, spinaq dhe luleradhiqe.

Redaksia online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike