Ja pjesëmarrësit e netëve
gjysëm-finale të "Këngës Magjike"

Ja pjesëmarrësit e netëve <br />gjysëm-finale të "Këngës Magjike"
Maratonës së prezantimit të këngëve pjesëmarrëse të këtij edicioni të "Këngës Magjike", do ti vij fundi këtë të dielë me disa nga emrat e njohur të skenës.

Do të jenë pikërisht emra të njohur si Vedat Ademi, Aleksandër Gjoka në duet me nipin e tij Renis Gjokën, Ermal Mamaqi,Era Rusi dhe Gerta Mahmutaj, të cilët do të hyjnë automatikisht në netët gjysëm-finale për shkak të mungesës së kohës për tu votuar.

Gjithashtu janë publikuar edhe emrat e gjysëm-finalistëve të dy netëve, që do të jenë më datë 8 dhe 9 nëntor në "Pallatin e Kongreseve".

Pritet që këto mbrëmje të jenë plot muzikë dhe surpriza të ndryshme, të cilat do të zbulohen gjatë atyre netëve si dhe do të përfundojnë në natën finale.

Në krah të prezantuesit dhe kantautorit të njohur Ardit Gjebrea do të jenë dy nga femrat më simpatike të ekranit si Olta Gixhari dhe Armina Mevlani.

Diçka që ra në sy ishte se dy rivalet Rozana Radi dhe Rezarta Shkurta, do të konkurojnë në të njëjtën mbrëmje.

Nata e parë:

1. A.D.A.
2. Alban Skënderaj
3. Big Basta ft Enca
4. Blerina Branka
5. Bojken Lako
6. Era Çaushllari
7. Eli Fara ft. Mangavatut
8. Eliza Hoxha
9. Erion Beci
10. Ermal Mamaqi
11. Grifshat
12. Greta Koçi
13. Ingrid Gjoni
14. Kejsi Tola
15. Kelly
16. Kristo
17. Leotrim Gashi
18. Levels

Nata e dytë:

1. Adelina Emini
2. Adrijan Gaxha &Florian
3. Andos
4. Aleksandër & Renis Gjoka
5. Aurel Thellimi
6. Blerta Gaçe
7. Devis Xherahu
8. Don Enio
9. Drilon Shala
10. Era Rusi
11. Elia Shena & Lazy
12. Gerta Mahmutaj
13. Gerti Gjoni
14. Hersi
15. Juliana Pasha
16. Lynx
17. Met
18. Pirro Çako
19. Rezarta Shkurta
20. Rozana Radi
21. Vedat Ademi

(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë