Ajo mund të jetë një nga aktoret më të mira dhe më të suksesshme, me një partner superstar dhe me miliona në bankë, por Gwyneth Paltrow e ruan festën e Krishtlindjeve si një nga rastet kur familja bëhet bashkë dhe ja vlen të festohet tradicionalisht.

Prandaj ajo ka dëshirë të kujdeset vetë për çdo detaj të festave.

Mamaja e dy fëmijëve ka ndarë planet për festat me mikeshat e saj të ngushta dhe lista e saj përfshin shumë gjëra.

Duket se kjo festë është mjaft e rëndësishme për të.

Gwyneth ka rrëfyer planet e saj që nga blerja e verës, e dhuratave për të dashurit e zemrës dhe ushqimet që do të ketë në tavolinën e darkës së Krishtlindjeve.

Ajo ka treguar se është një femër që i vë re detajet.

gwyneth paltrow

Nuk ndodh që Gwyneth të përsërisë të njëjtën dhuratë për të afërmit e saj, pasi ajo mban një listë me dhuratat që i bën atyre çdo vit.

Madje ajo i mendon dhuratat dy muaj para festës.

“Babagjyshi i Krishtlindjeve lë gjithmonë çorape të mëdha të mbushura me dhurata në fund të shtratit të fëmijëve të mi, në mënyrë që ata ti hapin kur të zgjohen mëngjesin e Krishtlindjeve”, ka thënë Paltrow.

Gwyneth, e cila është e njohur për aftësitë e saj në të gatuar dhe qëllimet në gatime të shëndetshme këtë vit do të shpenzojë me të vërtetë shumë kohë në kuzhinë.

“Darka e Krishtlindjeve është shumë tradicionale. Dua që në tavolinë të jenë të gjitha, gjeli i detit, patate të ëmbla, byrek me kungull, byrek me arra etj”, ka theskuar Paltrow.

Më tej ajo ka treguar se edhe fëmijët janë mjaft të përfshirë në kuzhinë sidomos djali i saj.

“Ai është me të vërtetë i përfshirë dhe dëshiron shumë të gatuajë. Ai ka shumë durim për këtë gjë” tha Gwyneth.

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)