TIRANE- Dështon plani për arratisjen e tretë të Admir Tafilit, vëllait të tij Genci Tafili dhe dy shokëve të tij Fran Marashi dhe Gëzim Guri. I njëjti grup të dënuarish më burgim përjetë, që një vit më parë çau burgun e sigurisë së lartë së Drenovës, ka thurur një plan mjaft të detajuar për arratisjen nga burgu i Peqinit. Gjithçka ka filluar me aktivitetin nga jashtë burgu, ku shoku i Admir Tafilit, Jetmir Guzi ka siguruar disa epikriza dhe analiza mjekësore të falsifikuara se gruaja e Genci Tafilit ndodhej e shtruar në spital në QSUT.
Ndërkohë që gruaja e tij, kishte disa muaj që ishte larguar jashtë shtetit dhe se momentalisht nuk ndodhej në spital. Nga përgjimet e kryera ka rezultuar se katër personat e sipërcituar kishin parashikuar që të pajiseshin me armë, si edhe të grabisnin rreth 1 milion euro në një ambient privat, para të cilat do t’u duheshin për të bërë të mundur largimin e tyre nga Shqipëria pas arratisjes. Hetimet kanë treguar se leja është marrë për 6 orë nga Genci Tafili për të shkuar në spitalin QSUT Tiranë.
/Shqiptarja.com

VIDEO