Plastika është kudo, nga qeset e ushqimeve deri te shishet e ujit që përdorim çdo ditë.
Sipas një studimi të kryer nga departamenti i mjekësisë në universitetin “Danube Private” në Austri, pirja e ujit nga shishet plastike mund të kontribuojë në rritjen e tensionit të gjakut. Mikroplastikat nga këto shishe mund të hyjnë në qarkullimin e gjakut, duke çuar në rritje të niveleve të tensionit.
Çfarë zbuluan studiuesit?
Nga hulumtimet e kryera studiuesit vunë re se mikroplastikat nuk gjenden vetëm në shishet plastike; ato janë zbuluar edhe në shishet e qelqit, por në sasi më të vogël. Gjatë studimit, pjesëmarrësit që kaluan nga pirja e ujit nga shishet plastike dhe qelqi në ujin e rubinetit, treguan një ulje të tensionit të gjakut.
Ky zbulim na bën të rimendojmë rreziqet serioze që këto mikroplastika mund të sjellin për shëndetin tonë, veçanërisht duke qenë se tensioni i lartë i gjakut është një kontribues kryesor në sëmundjet e zemrës.
Për të mbrojtur shëndetin tuaj, rekomandohet shmagni shishet plastike dhe përdorni shishe të ripërdorshme prej qelqi apo metali. Këto materiale janë më të sigurta dhe nuk çlirojnë kimikate të dëmshme në ujë.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ku po i kaloni pushimet e verës?
-
Në Shqipëri
48.5%
-
Jashtë
17.4%
-
Nuk lëviz
34.1%
Vota total: 3268
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Si ndikojnë temperaturat e larta tek tensioni i gjakut
1 Korrik, 17:55
-
Nëse doni të jetoni gjatë, krijoni këtë zakon të ri
15 Prill, 18:55
-
Studimi, uji i ambalazhuar përmban nanoplastikë
25 Mars, 17:42
-
Cilat nuk dini? Lista e zezë me dhjetë ushqimet më të dëmshme për zemrën
4 Shkurt, 09:37
-
Ekspertët: Disa minuta ushtrime fizike në ditë mund të përmirësojnë shëndetin e zemrës
7 Janar, 20:28
-
Itali/ Fëmija i tyre vdiq nga një sëmundje e rëndë, prindërit dhurojnë organet jetësore të tij, shpëtohen 4 fëmijë të tjerë
23 Dhjetor 2023, 18:13
-
Studimi i ri hedh poshtë traditën e ‘vetëm një gotë’! Edhe një sasi e vogël alkooli në ditë mund të rrisë presionin e gjakut
1 Gusht 2023, 08:50
-
Rast i rrallë në Angli! Kardiokirurgu: Kemi pacient shqiptar me zemrën e pozicionuar në krah të djathtë! Organet e barkut i ka në të majtë
12 Mars 2023, 17:46
-
Fruti që ndihmon në shëndetin e arterieve dhe zemrës
20 Dhjetor 2022, 08:16
-
Studimi i fundit: Alternativat me risk të reduktuar mundësojnë përmirësimin e shëndetit të zemrës
25 Nëntor 2022, 09:00
-
Studimi/ Pandemia rriti tensionin e gjakut tek të gjitha grupmoshat! Shkak mund të jetë stresi, konsumi i lartë i alkoolit dhe pagjumësia
7 Dhjetor 2021, 15:30
-
OBSH: Dyfishohet numri i personave që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut! Rreth 1.3 miliard njerëz në të gjithë botën vuajnë nga kjo sëmundje
25 Gusht 2021, 11:46