Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Sali Berisha

Ka një trazirë të përgjithshme, pas vendimit të Gjykatës së Apelit për ta zbritur Doktor Sali Berishën, nga papafingoja në katin e tetë, prej ku ishte duke udhëhequr prej muajsh revolucionet e njëpasnjëshme të partisë së tij, për qeveri teknike.

“Gjenerali” do të zbresë në fushë, për t’u vënë sërish në krye të një ushtrie e cila, nga ajo që kemi parë në protestat e fundit, është reduktuar ndjeshëm në krahasim me ushtrinë që ai udhëhiqte para se të izolohej. Pavarësisht kësaj, ka një ekzaltim të jashtëzakonshëm që ka shpërthyer në media dhe në rrjete sociale, pas këtij vendimi të Gjykatës së Apelit.

Vihet re një gëzim i papërmbajtur sidomos në mediat pranë Partisë Demokratike, gëzim i cili po shprehet ethshëm prej deputetëve të tij.

Disa mendojnë se është Zoti dhe drejtësia hyjnore që ndërhyri për t’ua rikthyer doktorin demokratëve. Të tjerë janë të bindur se vendimi i Gjykatës së Apelit, lidhet ngushtë me atë që po ndodh në Amerikë, konkretisht me fitoren e Donald Trumpit. Ilir Meta nga qelia, e sheh të lidhur me shpejtësinë me të cilën Gjykata e Strasburgut mori përsipër të gjykonte çështjen e doktorit. Disa madje kanë nisur të bëjnë llogaritë, se si Shqipëria do të duhet të paguajë një për një, çdo ditë që doktori ka mbetur në izolim.

Me pak fjalë, secili sheh pasqyrimin e hallit të vet, tek rikthimi në fushëbetejë i Doktor Berishës.

Disi më i përmbajtur, padyshim më i sofistikuar, është gëzimi me të cilin është duke e përcjellë shumica e Edi Ramës këtë që ndodhi.

Kryeministri është i pari që e shijon shumë faktin që, demokratët besojnë fort se kjo që ndodhi është gjë e mirë për ta, politikisht dhe elektoralisht.

Shikojeni çfarë ndodhi që sot. Vërshimi i lumenjve të gëzimit dhe haresë në mediat dhe portalet e familjes, mori para dhe fshiu nga faqja e dheut çdo kritikë, çdo akuzë, çdo skandal që ka qenë prej kohësh brumi i akuzave.

Duke qenë se po i afrohemi zgjedhjeve, ngrihet një pyetje shumë e thjeshtë: Si është më mirë për Edi Ramën dhe Partinë në pushtet, një fushatë me Berishën aktiv në krye të fushatës, apo pa Berishën? Ose, a mundet Partia Demokratike të ofrojë shpresë me Berishën në krye të përpjekjeve për t’u rikthyer në pushtet?

Tani sekreti qëndron tek përgjigja që tre palë i japin kësaj pyetjeje të thjeshtë në dukje.

Demokratët mendojnë që vetëm me Berishën mund të fitojnë.

Socialistët mendojnë që me Berishën përballë nuk mund të humbasin.

Pala e tretë është elektorati gri. Përgjigja që ai i jep kësaj pyetjeje, padyshim që do jetë një prej faktorëve përcaktues në zgjedhjet e 2025-ës…

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jo mo jo: 28/11/2024 10:52

    Edvin Kristaq Rama jua nxori nga burgu Shtëpiak mo të uruar!

    Përgjigju
  • Po mër po: 28/11/2024 02:28

    Nuk gëzoi asnjë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rivlerësimi i pronave do nisë pas zgjedhjeve të 2025-ës! Çmimet e reja të referencës së pronës publikohen në mars

Rivlerësimi i pronave do nisë pas zgjedhjeve të 2025-ës! Çmimet e reja të referencës së pronës publikohen në mars