Deputetja demokrate , Jozefina Topalli, nuk mori sot pjesë në protestën e organizuar nga Partia Demokratike.

E kontaktuar nga Report Tv, Topalli u shpreh se arsyeja se përse ajo nuk iu bashkua sot tubimit të organizuar nga Partia Demokratike është pjesëmarrja e saj në punimet e Asamblesë së NATOS që po zhvillohet në Bruksel. 

​Ndërkohë mësohet gjithashtu se në këtë protestë ka munguar edhe Majlinda Bregu për shkak të një vizite të saj në SHBA. 

"Për shkak të një vizite pune me kolegë nga Parlamenti i Kosovës, Serbisë, Ukrainës dhe Gjeorgjisë në SHBA, nuk kam mundur të jem në protestën e sotme të PD.
Por jam e kënaqur që kjo ishte protesta më e madhe e këtyre viteve dhe po aq e bindur se nuk ka çështje më të rëndësishme se sa rikthimi i demokracisë në vend, përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme, luftës kundër krimit dhe korrupsionit, hapjes rruge të zbatimit të ligjit dhe rikthimit të besimit tek politika e ndershme dhe jo e pazareve",
mësohet të ketë thënë Bregu. 


Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)