Ja pse sulmoi sot Sali Berisha Carlo Bollinon! Investigimi i Report TV për aferat serbe të tij me Damir Fazlliç dhe milionat e eurove në studion e Argitës nga Lazareviç

Prej vitesh Sali Berisha është një nga sulmuesit më të përkushtuar të gazetarit dhe botuesit Carlo Bollino duke fabrikuar ndaj tij dhe mediave që Bollino ka drejtuar dhe drejton, sulme të paprecedentë në gazetarinë e lirë shqiptare. Njësoj si në 2021 në mbrotjen e tij ndaj "non gratas" së SHBA-së edhe sot, një vit nga shpallja non grata e tij nga Mbretëria e Bashkuar Sali Berisha sulmon gazetarin Carlo Bollino dhe mediat që ai drejton Shqiptarja.com  e Report Tv duke gënjyer dhe shpifur.  

Po pse akuzon Berisha?

Në 2021 nga SHBA, Sali Berisha u shpall non grata për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë së bashku me familjen e tij, gruan vajzën dhe djalin. Nga Mbretëria e Bashkuar Berisha u shpall ‘non grata” për korrupsion, lidhjet e tij të ngushta me kriminalitetin e organizuar dhe për aferat e pista të bëra me Damir Fazlliçin, një afarist serbo-boshnjak me pasaportë angleze, financues i madh i familjes së tij.

Berisha akuzon Bollinon dhe mediat e tij se janë burime të informacioneve ku Britania e Madhe është mbështetur për shpalljen e tij ‘non grata’ në 2022. Fakt është që Report TV dhe Shqiptarja.com janë mediat të cilat kanë denoncuar me fakte dhe dokumente, pas investigimeve tepër serioze për lidhjet e Berishës me Damir Fazllic dhe aferat e klanit Berisha.

Në një investigim të gjatë dhe të detajuar të bërë nga Report TV në 2021 u rindërtuan të gjitha lidhjet e njohura dhe jo të njohura të familjes Berisha me Damir Fazlliçin dhe afaristi serbo-malazez Vojin Lazareviç. Dokumentet e publikuara provuan ekzistencën e një lumi miliardash të serbëve të nisura nga parajsat fiskale dhe të mbërritura në Tiranë. Investigimi zbuloi se miliardat në cash ishin menaxhuar nga Argita Berisha dhe nga ortakja e saj, Flutura Kola, nga dhëndri i kryeministrit Jamarbër Malltezi dhe nga Erion Isufi, kunati i Lulzim Bashës. Investigimi tregonte më tej që një pjesë e atyre lekëve të Lazareviçit kanë përfunduar në xhepat e Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës që në verën e vitit 2007 kanë manipuluar pensionistë të Porto Romanos, nga të cilët kanë blerë tokat me gjysmën e vlerës.

Për kujtesë të lexuesve, por dhe të Berishës e ftojmë të lexojë të gjitha detajet e kësaj dosje të çmuar gazetareske, që vlen si dokument historik për të njohur se fytyrën e vërtetë të ish kryeministrit. 
Shkrimi më poshtë
INVESTIGIMI I REPORT TV/ Aferat e klanit Berisha, gjithë vendimet e firmosura nga Saliu për klientët e Argitës

Ndërsa për investigimin e osjes për privatizimin e '' Kompleksit sportiv Partizani' na akuzoi se ishim burme të Departamentit Amerikan të Shtetit. 
Shkrimi më poshtë: 
INVESTIGIMI I/Duart e familjes Berisha mbi 'Kompleksin Partizani'! Faktet si u morën 26.000 metra tokë që sot i gëzon dhëndri Jamarbër Malltezi

    Këto investigime nxjerrin zbuluar të gjitha aferat korruptive që ai përpiqet ti fshehë, ndërsa i kujtojmë edhe një herë se Carlo Bollino është i vetmi gazetar në Shqipëri që e ka paditur në Gjykatë dhe ka fituar ndaj tij.

    Lexo këtu edhe dy investigimet e tjera të Report Tv për privatizimin e 'Kompleksit Partizani' nga 'klani Berisha'
    INVESTIGIMI II
    INVESTIGIMI III

    S.G/r.k./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • defrim: 17/07/2023 17:11

      Faktet e mediave te Karlos per Sali Berishe kriminelin nuk jane nje, po me qindra. Kujt ja hedh keto Sali krimineli_ Ai duhet te paguaje gjithe vrasjet dhe vjedhjet bashke me te bijen Argiten, djalin shkelzen peshkaqenin dhe dhendrrin tullac

      Përgjigju
    • eli: 17/07/2023 15:55

      Saliha kerkoi vetem nje fakt dhe ai do largohej nga politika! Ja ku jane disa fakte!!

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:

      A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



    ×

    Lajmi i fundit

    Sulmi në metronë e Londrës, vdes 13 vjeçari, 4 të tjerë në spital

    Sulmi në metronë e Londrës, vdes 13 vjeçari, 4 të tjerë në spital