Ja renditja e re e FIFA-s:
Shqipëria mbetet në vendin e 84-t

Ja renditja e re e FIFA-s: <br />Shqipëria mbetet në vendin e 84-t
Nuk ka pasur ndryshime të mëdha që nga muaji i kaluar në renditjen më të re të FIFA-s, pasi janë luajtur vetëm tetë ndeshje, zakonisht miqësore dhe në shumicën e shteteve kanë qenë në përfundim e sipër kampionatet e tyre.

Kombëtarja Shqiptare e Futbollit nuk ka lëvizur për asnjë vend në renditjen më të re të FIFA-s dhe kështu kuqezinjtë për të dytin muaj me radhë, mbeten në vendin e 84 me 384 pikë të marra. Ndërsa në vend të parë ende ndodhet kampioni i Botës dhe Evropës, Spanja me 1442 pikë e ndjekur nga Gjermania me 1345 dhe Uruguai me 1309.

Ndryshimi i vetëm në krye të renditjes është në vendin e nëntë, ku në vend të Danimarkës, e cila ka 1069 pikë, tani është Argjentina me 1076 pikë.
Renditja e FIFA-s:
1. Spanja...1442 pikë
2. Gjermania...1345
3. Uruguai...1309
4. Holanda...1207
5. Portugalia...1190
6. Brazili...1165
7. Anglia...1132
8. Kroacia...1114
9. Argjentina...1076
10 Danimarka...1069
..................................
84. Shqipëria...384
(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Spalletti pas konfirmimit te Italia: Jemi në pikën zero, por e di se çfarë duhet të bëj

Spalletti pas konfirmimit te Italia: Jemi në pikën zero, por e di se çfarë duhet të bëj