Ja sa do fitojnë deputetët për
transportin, s'taksohet përfitimi

TIRANE- 400 mijë lekë të vjetra do të jetë shuma më e madhe që do të përfitojnë deputetët që jetojnë jashtë kryqytetit për shërbimin e tyre të transportit drejt kryeqytetit dhe anasjelltas.

Është publikuar në Fletoren Zyrtare tabela për përcaktimin e masës së përfitimit financiar mujor për shërbimin e transportit të deputetëve, ku sipas së cilës shuma më e lartë që përfiton një deputet që është në distancë më të largët me vendin ku është zgjedhur deputet, me kryeqytetin është 400 mijë lekë të vjetra. Sipas tabelës rezulton se shifrën më të lartë të përfitimit financiar për shërbimin e transportit e përfitojnë deputetët e qarqeve Dibër, Vlorë, Shkodër, Fier, Berat, Kukës, Korçë si dhe Gjirokastër.

Këta deputetë përfitojnë nga 400 mijë lekë të vjetra. Ndërkohë që kjo shumë vjen duke u reduktuar për deputetët që janë në një largësi më të vogël me kryeqytetin. Për deputetët e Lezhës është përcaktuar shuma e përfitimit prej 34 035 lekësh.

Pas këtij qarku vijnë deputetët e Qarkut të Elbasanit, të cilët do të përfitojnë shumën prej 33702 lekë, ata të Durrësit me 31214 lekë si dhe në fund deputetët e Qarkut të Tiranës me 30016 lekë. Ndërkohë që në këtë vendim të zbardhur është përcaktuar se deputetët për këtë masë të përfitimit për shërbimin financiar nuk do të tajksohen.

“Në mbështetje të nenit 78, pika 1, të Kushtetutës, të nenit 1, pika 2, të ligjit nr. 169/2013,datë 7.11.2013 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 10 160, datë 15.10.2009, “Për rregullimin e shërbimit të transportit për funksionarët publikë dhe nëpunësit civilë”, si dhe të nenit 55 të Rregullores së Kuvendit, me propozimin e deputetit Taulant Balla,Kuvendi i Republikës së Shqipërisë vendosi: Masa e përfitimit financiar mujor për çdo deputet për shërbimin e transportit përcaktohet sipas lidhjes nr. 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Përfitimi financiar mujor për shërbimin e transportit të mos i nënshtrohet tatimit.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe i shtrin efektet financiare prej datës 18.12.2013”, thuhet në vendim.  
deputetet per transportin sa fitojne


Shkrimi u publikua sot (22.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalojë, të bëj fushatën më fuqishëm për fitoren e PS dhe Edi Ramës

Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalojë, të bëj fushatën më fuqishëm për fitoren e PS dhe Edi Ramës