Ja sa do të paguajmë
nga 1 shkurti si tatime

Ja sa do të paguajmë<br />nga 1 shkurti si tatime
TIRANE- Janë përcaktuar tashmë nivelet e pagave, që do të përdoren nga janari i vitit të ardhshëm si kufij për ndryshimin e shkallës tatimore. Deri tani, ishte mësuar se do të jenë katër shkallë të ndryshme, në përputhje me tatimin progresiv mbi të ardhurat personale, por nuk dihej ende shifra konkrete se ku fillonte të ndryshonte shkalla.
Sipas burimeve të Shqiptarja.com pranë grupit të punës të ngarkuar nga ministri i Financave për hartimin e paketës fiskale, pagat deri në 30 mijë lekë do të vijojnë të mos paguajnë tatim mbi të ardhurat personale. Pra, shkalla e parë tatimore është ajo zero, pikërisht për këtë kategori. Nga kjo shifër e deri në 100 mijë lekë, ku praktikisht hyjnë pjesa dërmuese e pagave të shqiptarëve, janë dy varjante: ose do të vendoset niveli 15% për të gjithë, ose do të ketë një progresivitet nga 10% që është aktualisht, në 15% brenda grupit.

Ata që arrijnë të marrin nga 100 mijë deri në 300 mijë lekë në muaj do të taksohen me 20 për qind të pagës bruto. Kjo është shkalla e tretë. Ndërkohë, shkalla e fundit dhe më e larta është për ata që fitojnë më shumë se 300 mijë lekë në muaj, që duhet të derdhin në arkën e shtetit çerekun e pagës së tyre.
Kjo risjell në fuqi taksimin progresiv të pagave, që ka qenë vazhdimisht, derisa qeveria Berisha adoptoi taksën e sheshtë prej 10 përqindësh për të gjitha kategoritë. Në fillimet e veta, menjëherë pas kalimit në ekonominë e tregut dhe shoqërinë pluraliste, qeveria e parë demokrate e Aleksandër Meksit kishte vendosur shtatë nivele taksimi, gjithnjë duke ngarkuar shumë më tepër pagat e larta. Por, Berisha e ka quajtur këtë praktikë si “marksiste” dhe ka qenë kundërshtar i vendosur i saj.

Nga ana tjetër, ndryshimi i tatimit mbi fitimin e ndërmarrjeve pritet të sjellë edhe rritjen e nivelit të këtij detyrimi ndaj shtetit në nivelet që aktualisht i kanë disa nga vendet e rajonit si Serbia apo Rumania. Ndërkohë, Mali i Zi ka adoptuar nivellin 9%, Maqedonia e Bullgaria 10% dhe vetëm Kroacia takson ndërmarrjet me 20 për qind të fitimit të realizuar të tyre. Propozimi i Financave parashikon dy shkallë tatimore, 7.5 për qind për ndërmarrjet e mesme dhe 15% për të mëdhatë.
 
Shkrimi u publikua sot (30.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier, qytetarët me flamuj kuq e zi bëjnë paradë në qendër të qytetit

VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier, qytetarët me flamuj kuq e zi bëjnë paradë në qendër të qytetit