Një kompani britanike ka projektuar një website që tregon sipas një grafiku të ardhurat në sekondë të disa prej kompanive më të mëdha të botës.

Faqja online që ka ndërtuar grafikun interaktiv, Happier krahason kompanitë me njëra-tjetrën dhe tregon sa të suksesshme janë ato. Në vendin e parë, kompania që fiton më shumë është kompania e celularëve Samsung që fiton 6486 dollarë ne sekondë.

Samsung ndiqet nga Apple, e cila fiton 4539 dollarë në sekondë. Në grafikun e krijuar përfshihen edhe gjigandët e krijimit të kompjuterave dhe softuerëve, siç janë HP, IBM, DELL, Microsoft, Google, Foxconn etj.

grafik

Nga rezultatet e grafikut, Microsoft fiton 2331 dollarë në sekondë, pra më shumë se Google që fiton 1873 dollarë në sekondë.

Kompanitë që rezultojnë të jenë atoqë fitojnë më pak janë BlackBerry, Nokia dhe Facebook. Të gjitha shifrat janë bazuar në të ardhurat e kompanive për tremujorin e fundit.


(v.gj/shqiptarja.com)