Ja sa fjalë duhet të di një fëmijë i moshës 1,2 dhe 3-vjeç, zbuloheni

Ja sa fjalë duhet të di një fëmijë i moshës 1,2 dhe 3-vjeç, zbuloheni

Foto ilustruese

Prindërit asnjëherë nuk pushojnë së brengosuri, kur është fjala për fëmijët.

Ndërë aspektet për të cilin brengosen shumica e nënave dhe baballarëve është zhvillimi i aftësive të komunikimit, pasi që vonesat linguistike nënkuptojnë probleme me dëgjim dhe vështirësi të tjera të mësimit.

Sipas ekspertes Lauren Reinhardt ka shpjeguar se si mud ta dini nëse fëmija juaj është duke zhvilluar aftësi adekuate të të folurit.

Studimet e shumta e mbështesin faktin se fëmijët të cilët futen në shkollë me një fjalor më të zgjeruar thjesht kanë rezultate më të mira.

Bëhet e ditur se fëmijët janë më pak të prirë të kenë probleme në mësim nëse dinë shumë fjalë, pasi që janë më mirë të pajisur për t’u ballafaquar me problemet sociale, emocionale, etj.

Ekspertja gjithashtu ka cituar një hulumtim i cili thotë se djemtë janë deri në trefish më të prirë të kenë vonesa në gjuhë sesa vajzat.

Sidoqoftë, sa fjalë konsiderohet si normale që fëmija t’i dijë në moshën 1, 2 dhe 3 vjeçare?

Në moshën 1 vjeç

Ekspertja thotë se gjatë kësaj moshe fëmija duhet të jetë i aftë ta thotë fjalën e parë, dhe ndoshta edhe disa të tjera.

Në moshën 18 muajsh

Pas një viti e gjysmë që ka lindur, fjalori i fëmijës duhet të jetë duke i rritur me ritëm të mirë, ku ajo parasheh që fëmija t’i dijë deri në 20 fjalë.

Jo me patjetër është e nevojëshme që fëmija t’i shqiptojë mirë të gjitha fjalët, por mjafton t’i dijë ato dhe t’i thotë përafërsisht.

Në moshën 2 vjeç

Mosha më e rëndësishme sa i përket zhvillimit linguistik. Në këtë moshë fëmija duhet të jetë i aftë t’i lidhë dy fjalë me njëra-tjetrën.

P.sh., makina dhe e babit. Ose Blu dhe Qielli, etj.

Që të arrihet kjo, fëmijës i nevojitet një bagazh i mbushur me plot fjalë të cilat duhet t’i zgjedhë, prandaj ajo thotë se deri në këtë moshë fëmija duhet t’i dijë minimum 50 fjalë.

Në moshën 3 vjeç

Në ditën që fëmija i mbushë 3 vjeç, ai/ajo duhet t’i dijë 1,000 fjalë.

Pavarësisht se është gjë e vështirë që prindërit ta numërojnë secilin fjalë që fëmija e thotë, ju mund ta dini nëse fëmija është duke zhvilluar aftësi të mira komunikimi nëse është i aftë të formulojë fjali me 5-7 fjalë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Ilir Meta arrestohet në fundjavë?

Ilir Meta arrestohet në fundjavë?