INSTAT: 13,7% më pak bebe të lindura me 2022, rënia përtej skenarëve pesimiste

INSTAT: 13,7% më pak bebe të lindura me 2022, rënia përtej skenarëve pesimiste

Foto ilustruese

Në projeksionet zyrtare të popullsisë 2019-2031 në skenarin me pesimist pritej që numri i lindjeve të ishte mbi 27 mijë bebe në vitin 2022, por të dhënat e INSTAT që u publikuan sot tregojnë se gjatë vitit të kaluar në kanë lindur 25,570 bebe në të gjithë vendin. Vitin e kaluar kanë lindur 13.7 për qind më pak bebe se në vitin 2021, ndërsa përgjatë dekadës numri i lindjeve ka rënë me mbi 35% sipas shifrave zyrtare. Rënia e lindjeve po përmbys të gjitha skenarët për ecurinë ë e popullsisë në vend duke dëshmuar se, popullsia përveç se po tkurret, po plaket me shpejtësi prej emigrimit masiv të moshave të reja.

Numri i lindjeve për tremujorin e katërt 2022 është 5.963, duke shënuar një rënie me 13,7%, krahasuar me tremujorin e katërt 2021. Në tremujorin e katërt 2022, të gjitha qarqet e vendit shënuan ulje të numrit të lindjeve, në krahasim me tremujorin e katërt 2021. Në tremujorin e katërt 2022, qarku me numrin më të lartë të lindjeve është Tirana me 2.121 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët është Gjirokastra me 93 lindje.

Rënien më të vogël në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të katërt 2022 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 e zë qarku i Shkodrës me 8,0%, ndërsa rënien më të madhe e ka qarku i Korçës me 28,2%. Numri i lindjeve në Shqipëri ka qenë i fortë, nga 67,7 mijë lindje në vitin 1993 në vetëm 23,500 të tilla në vitin 2022 Rënia e lindjeve dhe emigracioni i lartë i të rinjve po tkurr pjesën më vitale të popullsisë, të rinjtë.

Zhvillimi më shqetësues është fakti që në pjesën më të madhe të kësaj tkurrjeje ka ndikuar rënia e numrit të grup-moshës 20-24 vjeç. Kjo grup-moshë shënoi një rënie me 15 mijë persona përgjatë vitit 2021, duke ndikuar në gati gjysmën e tkurrjes së popullsisë totale të vendit. Rënia në vlerë është gati tre herë më e lartë se grup-moshat e tjera, një faktor indirekt që efektin më të lartë nuk e kanë dhënë zhvillimet natyrore të popullsisë, por emigracioni.

Në krahasim me vitin 2001, grup-mosha 20-24 vjeç ka rënë me gati 12%. Tkurrja më e lartë e popullsisë së të rinjve 20-24 vjeç ka nisur pas vitit 2015, në një linjë me rikthimin e ciklit të emigracionit, që u reflektuar në rritjen e kërkesave për azil. Në vitin 2021, kjo grup-moshë përbënte 7.2% të totalit, nga 9% në vitin 2004. Rënia e lindjeve dhe emigracioni i lartë tek të rinjtë po ndikojnë në uljen e peshës së popullsisë në moshë të re dhe në kontrast po rritet ajo në moshë më pjekur dhe e moshuar. Të dhënat e INSTAT, të përpunuara nga “Monitor” tregojnë se gjysma e popullsisë në moshë të re (0-39 vjeç) po tkurret me shpejtësi. në të kundërt po rritet ajo mbi moshën 40 vjeç.

Në fund të vitit 2021, popullsia deri në 39 vjeç zinte 52% të totalit, nga 68% në vitin 2001, duke u tkurrur me gati 16 pikë përqindje./ Monitor

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion