Një ekip britanik ka krijuar një matës online për të llogaritur sasinë e energjisë së humbur gjatë seksit.
Matësi i Seksit(The Sex Calculator) është projektuar nga një farmaci online e quajtur UKMedix.co.uk, e cila është e specializuar për humbjen e peshës dhe për shëndetin seksual.
Sipas matësit të ri, gjysëm ore seks mund të djegë deri në 150 kalori, e cila është ekuivalente me 15 minuta vrap. Kështu që, për të ditur se sa kalori keni humbur gjatë aktit seksual, Matësi i Seksit ju ndihmon për këtë gjë.
Me këtë ndihmë të faqes online, ndoshta mund të zëvendësoni vrapin me seksin. "Disa nga rrobat që përdorni për palestër mund tju duken bukur në dhomën e gjumit", tha Sarah Bailey, pjesëtare e ekipit që krijuan matësin online të seksit.
Ekipi synon që kjo makinë llogaritëse ndoshta mund të frymëzojë personat që të përdorin joga në dhomën e tyre të gjumit.
Matësi i Seksit, llogarisni kaloritë që keni humbur gjatë aktit
(v.gj/shqiptarja.com)