Gjithkush e di se cila është detyra e stjuardesave gjatë fluturimit; të kujdesen dhe t'i shërbejnë pasagjerëve. Por, në një linjë ajrore, ekuipazhi e ka bërë këtë gjë në një formë tjetër, duke argëtuar pasagjerët.
Dy pilotë të linjës ajrore 'SpiceJet' janë pezulluar pasi gjatë fluturimit nuk ishin në kabinën e tyre, por së bashku me pjesën tjetër të ekuipazhit po kërcenin me njëri-tjetrin. Pilotët dhe stjuardesat filluan të kërcenin kur aeroplani ishte në një lartësi prej 10.600 metra.
Ndërkohë që stjuardesat po kërcenin, pilotët po filmonin me celularët e tyre. Video e vallëzimit të stjuardesave është publikuar në internet nga vetë pilotët.
Në video, shihen gjithashtu edhe pasagjerët, të cilët duartrokasin gjatë kërcimit të ekuipazhit.
Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil e cilësoi këtë veprim të ekuipazhit të "padisiplinuar", duke thënë se është rrezikuar siguria e aeroplanit.
"Kërcimi dhe lëvizjet e shpeshta të ekuipazhit mund të kenë ndikuar në gravitetin e avionit gjatë fluturimit dhe mund të ketë krijuar turbullirë", thuhej në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Aviacionit Civil.
I gjithë kërcimi i ekuipazhit zgjati rreth 2.5 minuta. Në ditët në vijim pritet që të merren masa ndaj linjës ajrore.

(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO