"Mos e vendos dorën brenda kafazit të luanit sepse në të kundërt do të kafshohesh". Për shumicën e njerëzve kjo është këshilla më e mirë.

Fatkeqësisht për Scott Baldëin, lojtari uellsian i regbisë, këshillat erdhën paksa shumë vonë.

Baldëin u kafshua nga një luan në një kopsht zoologjik të Afrikës së Jugut kur donte ta përkëdhelte kafshën njësoj si të ishte një mace.

Ai mungoi në ndeshjen e radhës së klubit të tij dhe trajneri tha: “Pati një incident me një luan, por nuk e kishte fajin luani të them të drejtën. Nëse fut dorën në rrethim dhe aty është një luan, është e pritshme që të kafshohesh. Bëri një budallallëk dhe pati fat që shpëtoi me aq”.