Ja si u dukën personazhet e njohur të Kosovës ditën e votimit (FOTO)

Ja si u dukën personazhet e njohur të Kosovës ditën e votimit (FOTO)

Naim Abazi, Adelina Ismaili dhe Mihrije Braha

Ditën e djeshme u mbajtën votimet në Kosovë dhe pjesë e tyre u bënë edhe shumë fytyra të njohura të politikës apo botës së spektaklit.

Sipas "Ekspres", numri i votuesve nga fytyrat publike nuk ishte edhe aq i madh sa duhej të ishte, sidomos pasi ata kanë mjaft ndikim në ndjekësit e tyre.

Përfshirja e artistëve dhe personazheve të njohura në partitë politike para zgjedhjeve ka qenë mjaft i madh por nuk rezultoi të kishte ndonjë efekt.

Disa prej perzonazheve publike që votuan dhe u shfaqën në qendrat përkatëse të votimeve ishin Adelina Ismaili, Leonora Jakupi, Mihrije Braha e Naim Abazi, Fjolla Morina, Arta Bajrami e Gresa Behluli.

Në qendrat e votimeve morën pjesë edhe figura të njohura të politikës të shoqëruar me bashkëshortet e tyre.

Anita Haradinaj, gruaja e kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt ka tërhequr vëmendje me thjeshtësinë që e karakterizon gjithmonë.

Anita dukej shumë elegante me  një bluzë të bardhë, xhaketë kafe e pantollona të zinj.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi së bashku me bashkëshorten e tij kanë votuar në shkollën “Faik Konica” në kryeqytet.

Lumnije Thaçi, bashkëshortja e tij është dukur shumë elegante me një fustan ngjyrë hiri.

Bashkë me presidentin dhe bashkëshorten e tij nuk mori pjesë djali i tyre, Endrit Thaçi.

Këngëtarja e njohur Leonora Jakupi, ka votuar në shkollën fillore “Dardania” në Prishtinë, duke i ftuar të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të dalin të votojnë në zgjedhje.

 “Nga këto zgjedhje presim diçka më të mirë, por më e rëndësishme është rinia jonë”, është shprehur Jakupi për median kosovare.

Këngëtarja Adelina Ismaili, që ka qenë aktive në fushatën për zgjedhje parlamentare të Kosovës dhe është shprehur se po sheh shumë qetësi, ndryshe nga më parë.

Një kohë të gjatë nuk kam qenë në Kosovë. Mund ta vërejë që është një qetësi e lezetshme. Po më pëlqen kjo këtë herë. Ne nuk jemi dorëzuar, ju i dini qëndrimet e mia. Na duhet një femër në krye të shtetit”, ka thënë Ismaili, duke nënkuptuar qëndrimin e saj.

Këngëtarja Fjolla Morina është shfaqur shumë elegante me pantallona dhe xhaketë të zezë duke votuar.

Fjolla ka treguar qëndrimin e saj bazuar në fotot që ka hedhur në profilin e saj gjatë kohës së fushatës.

Ajo nuk e ka fshehur përkrahjen e saj për liderin e Vetëvendosjes dhe kandidatin për kryeministër, Albin Kurti.

Edhe Gresa Behluli është fotografuar ditën e djeshme duke votuar.

Mihrije Braha dhe Naim Abazi ishin gjithashtu për të votuar, madje janë takuar edhe me Adelinën e kanë shkrepur një foto, ku duken shumë të qeshur.

Ora 09:35
Ja se si u dukën personazhet e njohur të Kosovës ditën e votimit
12/9
  • Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:
      25 Nëntor, 08:30

      Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



    ×

    Lajmi i fundit

    Operacioni i SPAK, masë arresti me burg edhe për ish-shefin e krimeve tek Komisariati nr.6 Dedan Gjoni, aktualisht në burg për sigurim kushtesh për vrasje

    Operacioni i SPAK, masë arresti me burg edhe për ish-shefin e krimeve tek Komisariati nr.6 Dedan Gjoni, aktualisht në burg për sigurim kushtesh për vrasje