Ja sekretet e bukurisë që kanë
përdorur femrat e mbretëresha

Ja sekretet e bukurisë që kanë<br />përdorur femrat e mbretëresha
Marie Antoinette
Mbretëresha e Francës kishte një maskë të sajën, e cila u bë shumë e famshme dhe përdoret ende sot nga disa femra franceze.
Përbërësit:
2 lugë gjelle konjak
1/3 filxhan pudër qumështi
Një e bardhë veze
Një limon i shtrydhur

Konjaku stimulon qarkullimin e gjakut dhe ngushton poret ndërsa veza riparon indet e dëmtuara të lëkurës. Acidi laktik që ndodhet tek qumështi shpërbën vatrën e qelizave të vdekura, ndërsa acidi citric që ndodhet tek limoni i largon qelizat e vdekura nga lëkura.
 
Mbretëresha Elizabet 1
Në epokën Elizabetiane kozmetika shmangej pasi mendohej se bllokonte energjinë positive. Ironikisht, lëkura e zbehtë ishtë në modë, prandaj lejoheshin vetëm metoda që të shkaktonin ngjyrën e bardhë të lëkurës. Mbretëresha aplikonte shpesh makeup të bardhë për të ruajtur imazhin e ‘Mbretëreshës së Virgjër”. Ajo përdorte një product të quajtur ‘ceruse’. Në atë periudhë ishte shumë në modë edhe balli i madh, prandaj fisnikët, përfshirë këtu edhe mbretëreshën, hiqnin qimet e flokëve me piskatore që të krijonin idenë e një balli të madh.
 
Mbretëresha Viktoria
Lart madhëria angleze largonte erërat e këqija duke i parfumosur dorezat me vaj trëndafili.
 
Mbretëresha Elizabet II
Mbretëresha është një fanse e madhe e buzëkuqit. Zgjedhja e saj kryesore është Clarins. Në fakt ajo krijoi ngjyrën e saj për ta përshtatur me veshjet në ceremoninë e kurorëzimit në 1952. Ngjyra u quajt “The Balmoral Lipstick” dhe shënoi vetëm fillimin e dashurisë së saj të përjetshme për buzëkuqin, që e ka vendosur në çdo dalje publike.
 
Grace Kelly, Princesha e Monakos
Aktorja që më pas u kthye në princeshë aplikonte kremine  duarve rregullisht, pasi mendonte se duart e tregojnë moshën e njeriut.
 
Princeshë Diana
Artistja e makeup-it, Mary Greenëell që filloi të punojë për Princeshë Dianën në 1991, thotë se pasi e bindi princeshën të mos përdorte laps blu për sytë (sytë blu nuk duhet të përdorin kurrë laps blu), kjo e fundit filloi një regjim të ri për kujdesin ndaj lëkurës. Hoqi dorë nga pijet dhe nuk largohej kurrë nga shtëpia pa vendosur maskarën. Madje ajo mësoi t’i lyente mirë qerpikët duke e aplikuar maskarën që nga rrënja.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës