Ja sëmundjet që shërohen nga
konsumimi i marijuanës mjekësore

Ja sëmundjet që shërohen nga<br />konsumimi i marijuanës mjekësore
Përdorimi i marijuanës ka ngjallur debate në të gjithë botën. Ka njerëz që besojnë se marijuana është e dëmshme për shëndetin dhe përdorimi i saj duhet ndaluar me cdo kusht, ka të tjerë që janë skeptikë, ka dhe nga ata që e mbështesin fort përdorimin e saj, si një ‘ilac’ i shkëlqyer për shëndetin.

Militantët e kësaj të fundit, ekspertë në fushën e mjekësisë, kanë listuar 10 sëmundje që mund të shërohen nga konsumimi i marijuanës.

1. Depresioni

Personave që vuajnë nga depresioni u rekomandohet të përdorin ilace si Prozac dhe Zoloft. Këta antidepresivë trajtojnë depresionin duke ulur nivelin e serotoninës në tru, por gjithashtu shkaktojnë efekte anësore, probleme në lindje dhe shpesh cojnë në vetvrasje. Marijuana nga ana tjetër mendohet të jetë një antidepresiv i shkëlqyer pa kurrëfarë efekti anësor.

2. Përzierjet në stomak

Nëse do të shkoni në farmaci për këtë problem, do t’iu rekomandojnë Anzamet ose Zofran. Këto ilace bllokojnë receptorët, shkaktojnë kapsllëkun, probleme me gjumin dhe simptoma të ngjashme me ato të sëmundjes së Parkinsonit. Kjo është një nga rastet kur efektet anësore të ilaceve janë edhe më të rënda se problem fillestar. Marijuana është më e mirë pasi normalizon gjendjen e stomakut dhe të lejon të hash dhe të pish lëngje.

3. Glaukoma

Zakonisht personat që vuajnë nga glaucoma përdorin pika për sytë. Kjo mund të shkaktojë probleme të shumta si psh: turbullim të shikimit apo ndryshim të ngjyrës së syve. Marijuana është më e mirë, pasi është efektive në uljen e presionit intraocular tek njerëzit me glaukoma. E vetmja gjë negative është se në vend të ndryshimit të ngjyrës së syve, sytë tuaj do të duken të kuq. Çmim i vogël për të paguar, apo jo?

4. Pagjumësia dhe stresi

Ilacet kundër pagjumësisë janë të tmerrshëm! Ndonjëherë personat që i pijnë shohin ëndrra të cuditshme, nuk e njohin sensin e masës kur i pinë këto kokrra, kanë problem me jetën seksuale dhe mund të ecin në gjumë. Një sasi e vogël marijuana do t’iu vinte në gjumë pa asnjë problem dhe nuk do të keni dhimbjen e kokës që shkaktojnë ilacet të nesërmen në mëngjes.

5. Astma

Ilacet si Salbutamol mund të jenë efektivë në kurimin e përkohshëm të astmës. Një nga përfitimet e marijuanës është se hap rrugët e frymëmarrjes. Sidoqoftë në këtë rast këshillohet konsultimi me mjekun paraprakisht, pasi organizmi i gjithësecilit reagon ndryshe.

6. Sëmundjet e zemrës

Pilulat që ulin nivelin e kolesterolit, përfshirë dhe aspirinën, u rekomadohen personave që vuajnë nga sëmundjet e zemrës. Por ka efekte anësore: përzierje, marrje mendsh apo infeksione. Aspirina mund të shkaktojë dhe gjakderdhje në stomak. Marijuana nga ana tjetër, nisur nga eksperimente të kryera tek minjtë, përmirëson funksionimin e arterieve dhe mbron zemrën nga dëmtimet. Do të dalloni shumë shpejt ndryshimin!

7. Sëmundja e Alzheimer-it

Nuk ka shumë ilace të disponueshme për të trajtuar këtë sëmundje. Momentalisht ka 4 në tregun farmaceutik që ngadalësojnë përparimin e sëmundjes, por që shkaktojnë efekte anësore si ngadalësimi i rrahjeve të zemrës dhe anoreksi. Marijuana mund të reduktojë pezmatimet që shoqërojnë këtë sëmundje dhe të ndalojë vdekjen e qelizave në tru.

8. Probleme seksuale

Ka me miliona ilace për mosfunksionimin e organit mashkull gjatë aktit apo për problemet me ereksionin. Nëse doni t’i mbani doktorët larg problemeve të tilla, mbi të cilat mund të keni vetëkontroll, përdorni marijuanë për të të rritur qarkullimin e gjakut në zonat e duhura dhe për të nxitur kënaqësinë.

9. Dhimbjet e përkohshme apo kronike

Ilacet për këto simptoma janë të shumtë, por personat që i përdorin mund të krijojnë varësi ndaj tyre. Marijuana largon dhimbjen ‘si me magji’, në mënyrë fare natyrale.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veton Surroi: Akomodimi mendor me presidenten Harris

Veton Surroi: Akomodimi mendor me presidenten Harris