ATHINE - Policia greke ka bërë publike foton e shqiptarit të arrestuar nën akuzën e bashkëpunëtorit të terroristit grek Kristodulos Ksiros, i cili u vu në pranga pak ditë më parë.
Sipas policisë greke, bëhet fjalë për shqiptarin Harri Koka 39 vjeç (lindur më 26 nëntor 1976 në Shqipëri) i biri i Janit dhe Sofisë. Por që sipas autoriteteve helene, shqiptari përdorte dokumente false nën emrin Theoharis Hrisaki.
Nga hetimet e kryera të policisë greke, ka rezultuar se shqiptari ishte bashkëpunëtor në grupin terrorist të Ksiros dhe ku dyshohet se i ka siguruar këtij të fundit banesën ku u strehua dhe ku iu gjetën lëndë eksplozive dhe armë, të cilat dyshohet se do të përdoreshin për një sulm të afërt nga terroristi.
Terroristi grek Kristodulos Ksiros, ish-militant i grupit të armatosur “17 nëntori” që në 25 vjet luftë ka kryer 22 vrasje, u arratis nga burgu një vit më parë në 7 janar, duke shfrytëzuar një leje.
Organizata me frymëzim marksist dhe anti kapitalist merr emrin e saj nga revolta e Politeknikut, që u shtyp me dhunë dhe shënoi nisjen e rënies së diktaturës së kolonelëve.
Kjo organizatë mban përgjegjësi për shumë vrasje politike duke filluar me atë të përgjegjësit së bazës së CIA-s në Athinë dhe që atëherë ka marrë përsipër 22 vrasje, të fundit të kryer në vitin 2000.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO