TIRANE- Ministria e Drejtësisë ka dorëzuar në Kuvend projektligjin “Për Policinë e Burgjeve”,i cili është ndryshuar nga ai vjetri në disa koncepte bazë të funksionimit të kësaj policie. Punonjësit e policisë së burgjeve me ligjin e ri, i cili pritet që të shyqrtohet në komisionet parlamentare,do të jenë pjesë e administratës publike. Ky propozim vjen si pasojë e mungesës së parashikimit të statusit të Policisë së Burgjeve në ligjin ekzistues, si dhe në përputhje me ligjin nr.90/2012,“Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”. Objekt i ligjit do të jetë edhe përcaktimi i rregullave të njëjta për kushtet dhe procedurat e pranimit në Policinë e Burgjeve, për mënyrën e fillimit të marrëdhënies së punës, për zhvillimin e karrierës, për garantimin e të drejtave dhe përcaktimin e detyrimeve të punonjësve të Policisë së Burgjeve.

Për sa i përket kohës së qëndrimit në gradë, është parashikuar që të shtohet me nga një vit vjetërsi më shumë kalimi nga një gradë në atë pasardhëse, kjo për shkak të funksioneve të reduktuara dhe përfundimit të shpejtë të karrierës. Kalimi nga grada e drejtuesit të parë në atë të drejtorit të Policisë të jetë pa afat. Ka ndryshuar neni, i cili qartëson emërmimin e Drejtorit të Burgjeve, i cili nga 3 vite eksperiencë në policinë e shtetit që i duheshin, tashmë do t`i duhen 10 vjet. “Të ketë shërbyer në Policinë e Burgjeve ose në Policinë e Shtetit për një periudhë, të paktën, 10-vjeçare,ku në tri nga këto vite të ketë mbajtur gradë të rolit të lartë”, thuhet në pr.ligj.

Përcaktimi i gradave sipas funksioneve organike të bëhet me vendim të Këshillit të Ministrave. Në relaciion përcaktohen edhe përfitimet që do të kenë punonjësit e policisë, të cilët nuk jetojnë në të njëjtin vend ku edhe punojnë, që tashmë do kenë transportin falas. Për sa i përket kohës së qëndrimit në gradë, është parashikuar që të shtohet me nga një vit vjetërsi më shumë kalimi nga një gradë në atë pasardhëse, kjo për shkak të funksioneve të reduktuara dhe përfundimit të shpejtë të karrierës.
 

Shkrimi u publikua sot (14.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)