Ja si do të bëhet aplikimi për ndihmën financiare prej 40 mijë lekësh (5 hapat që duhet të ndiqni)

Nga sot ka nisur aplikimi për ndihmën financiare prej 40 mijë lekësh për rreth 176 mijë të punësuar dhe të vetëpunësuar, përfitues të paketës së dytë të prezantuar nga qeveria për të përballuar situatën e krijuar nga COVID-19. Përfitues të kësaj ndihme financiare që do të jepet vetëm një herë janë të punësuarit në subjektet me të ardhura vjetore mbi 14 milionë lekë, të mbyllura sipas Urdhrave të Ministrisë së Shëndetësisë. Grupi i dytë që përfiton janë të punësuarit në subjektet e lejuar për të ushtruar aktivitet por që janë larguar nga puna, të punësuarit në subjekte me të ardhura deri në 14 milionë lekë që kanë qenë të lejuar por aktiviteti i tyre ka pësuar rënie, si dhe të punësuari në sektorin e turizmit.

Ndërkohë Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka shpjeguar edhe hapat që duhen ndjekur për të aplikuar për ndihmën financiare. Fillimisht të gjithë subjektet përfituese duhet të hyjnë në llogarinë e deklarimit elektronik në e-filing, duke vendosur Emrin e përdoruesit dhe Fjalëkalimin. Pasi janë kyçur ata duhet të shkojnë tek menuja Kontabilitet dhe të zgjedhin Ndihma Financiare.

Më pas në rubrikën kërkesë për ndihmë financiare do t’ju shfaqen ty alternativa të dorëzuara dhe padorëzuara dhe duhet të zgjidhni të dytën të padorëzuara dhe pas këtij veprimi ju shfaqet mesazhi që konfirmon se kërkesa e re për ndihmë financiare është krijuar me sukses.

Hapi tjetër është plotësimi i formularit i cili do të ketë të para plotësuar, të dhënat e përgjithshme të subjektit tuaj, emrat dhe ID e punonjësve që potencialisht do të jenë përfitues të ndihmës financiare, dhe ju duhet të plotësoni saktë, si të dhëna te detyrueshme si Nr. Telefoni subjekti, email subjekti, IBAN të secilit individ përfitues si dhe Nr. Telefonit dhe adresën email të secilit individ përfitues. Ndërkohë emrin e bankës mund ta zgjidhni nga lista që ju shfaqet duke klikuar mbi kutizën Banka.

Hapi tjetër është plotësimi i të dhënave të punonjësve dhe më pas përfundon dorëzimi i formularin në seksionin Statusi do t’ju shfaqet shënimi Miratuar, që do të thotë se kërkesa juaj është miratuar automatikisht dhe do të vijohet me pagesën e Ndihmës financiare prej 40.000 lekësh, Ose do t’ju shfaqet shënimi Në pritje, që do të thotë se kërkesa juaj po verifikohet nga DRT përkatëse, dhe më pas ose mund të miratohet ose refuzohet.

Po ashtu Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve këshillon të gjithë subjektet që do të aplikojnë që kërkesa nuk mund të dorëzohet nëse nuk është plotësuar secila prej kutizave të detyrueshme si dhe ajo nuk mund të ruhet për rishikim, pra dorëzimi i saj duhet të kryhet menjëherë pasi të plotësohet.

Po ashtu iu jepet mundësia kompanive që aplikimin për ndihmën financiare ta plotësojnë pjesë-pjesë për punonjësit e tyre, pra duke plotësuar të dhëna e disa prej punonjësve dhe për pjesën e mbetur të punonjësve duhet të krijoni një Kërkesë të re në të cilën nuk do t’iu shfaqen punonjësit për të cilët keni aplikuar me kërkesën e parë. Nga ana tjetër subjektet do të mund të korrigjojnë edhe një herë të dhënat nëse kanë plotësuar në mënyrë të pasaktë llogarinë bankare të punonjësve.

Ndërkohë sa i takon të dy-punësuarve kërkesa për ndihmën financiare do të mund të bëhet vetëm nga një punëdhënës, dhe në rast se refuzohet kërkesa, punëdhënësi i dytë mund të aplikojë përsëri.

(Kliko këtu për të lexuar udhezimi per aplikimin per ndihmen financiare)

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mimoza: 21/04/2020 17:38

    Ore beni ctw ddoni na coni ne shtepi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka