TIRANE- Nga dje ka hyrë në fuqi Vendimi i Këshillit të Ministrave për caktimin e kritereve dhe procedurave për shitjen e trojeve në përdorim. Ai përcakton se shitja e truallit të pashitur, sipërfaqe e domosdoshme të ndërmarrjeve dhe objekteve shtetërore, të privatizuara nga ish-Agjencia Kombëtare e Privatizimit, degët e saj në rrethe, nga ish-Agjencia Qendrore e Ristrukturimit dhe Privatizimit të Ndërmarrjeve Bujqësore, me degët e saj në rrethe, të bëhet, në përputhje me këtë vendim, nga Drejtoria e Pronës Publike në Ministrinë e Financave, sipas genplanit dhe dokumentacionit në momentin e privatizimit.
/Shqiptarja.com










