Ja si duhet të kujdesemi
për lulen e jaseminit

Lulja e jaseminit, në rrugëtimin e saj në Evropë, u pranua shpejt për aromën e saj të dashur dhe ekzotike.

Aroma femërore e jaseminit të bardhë, përzier me agrume përfaqëson freskinë e klasiken.

Ndaj në sajë të aromës së veçantë të kësaj lule ajo përdoret edhe në parfume. Lulja e jaseminit është një lule popullore në mbarë botën.

JASEMINA

Origjinën ajo mendohet ta ketë nga Himalajet në Kinën Perëndimore. Lulet e saj janë të bardha në shumicën e llojeve por ka dhe varietetet e ngjyra të tjera si e purpurt dhe e verdhë.

Ajo klasifikohet në lulet kacavjerrëse. Jasemina arrin një lartësi nga 10-15 metra, pra ajo rritet rreth 12-24 cm në vit. Kur rrezet e diellit janë më pak aktive lulja e jaseminit lëshon më tepër aromë.

Ajo ka një gjethe tulore dhe të imët. Për të marrë një informacion më të detajuar për këtë lule aromatike, Nertilda Nastro, specialiste e luleve na foli rreth kujdesit që duhet të kemi për jaseminin.
 
Krasitja duhet të bëhet dy herë në vit dhe nuk ka një periudhë të caktuar krasitje. Nuk rekomandohet që të krasitet në temperatura të ulëta sepse e ka shumë të vështirë të rikuperoi plagët e saj.
 
JASEMINA

Në momentin që krasitet ajo lëshon një lëng të bardhë. Toka duhet të jetë e kullueshme dhe nuk rekomandohet të mbillet në një tokë të lagësht.

Gjithashtu, nuk rekomandohet të ujitet shpesh në momentin që kjo lule mbillet në tokë. Në verë këshillohet të ujitet 4 ose 5 herë në ditë.
 
Në kushtet tona atmosferike kjo lule është shumë e përshtatshme sepse kjo është një bimë mesdhetare. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)
 
 
 
 
 
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime

Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime