Duke filluar që nga dita e sotme i gjithë tetori do të jetë muaji i sensibilizimit në luftën kundër kancerit të gjirit. Në emisionin e mëngjesit “Rreze Dilli” ku çdo ditë në rubrikën e mjekut janë të ftuar doktorë dhe specialistë të fushës së mjekësisë, ditën e sotme ishte e ftuar Kiruge, Onkologe në Spitalin Europian Ervehe Dervishi.
Fushata e sensibilizimit kundër kancerit të gjirit, këshilla praktike për kontrollet që duhet të bëjnë gratë e vajzat si dhe statistika të numrit të atyre që vuajnë nga kanceri i gjirit u prekën gjatë bisedës me Onkologen Ervehe Dervishi. Dervishi tha se kjo shifër tek gratë e vajzat e prekura nga kanceri i gjirit është në rritje. “Mbi moshat 30 deri 45 vjeç është rritur edhe më shumë prekshmëria ndaj kancerit të gjirit”, u shpreh Dervishi.

Sensibilizimi i luftës kundër kancerit të gjirit është një fushatë që përfshinë të gjitha gratë e vajzat të cilat duhet të kryejnë kontrollet përkatëse për të luftuar këtë sëmundje.
Sipas onkologes Ervehe Dervishi, Spitali Europian, duhet të shkojmë tek mjeku pa hasur në gjirin tonë një shenjë të caktuar por duhet të bëjmë kontrrollet një herë në 6 muaj.
Disa prej këshillave dhe rekomandimet që Kirurge, Onkologe Ervehe Dervishi bëri nëpërmjet televizionit A1 Report për sensibilizimin e luftës kundër kancerit të gjirit janë:
Asnjëherë mamografia nuk duhet ta bëni kur nuk keni rekomandimin e mjekut
Edukimi i popullsisë për bërjen e check-up
Paketa që ofrohet në Spitalin Europian është krijuar për të zvogëluar kostot e shpenzimeve të pacienteve
Çdo paciente duhet të ketë një edukatë shëndetësore
Duhet të jenë pancietë bashkëveprues
Nënat duhet të kenë kujdes për vajzat e tyre të vogla, të cilat duhet ta mbajnë në kontrroll rritjen e gjirit të tyre
Nevoja e ekzaminimit të gjirit
Kontrolli periodik tek mjeku
Ekografia e gjirit
Mamografi në qoftë se mjeku e rekomandon
Redaksia Online
(m.z/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com