Sipas dietologes Viktoria Naço, ushqimi në plazh duhet të jetë i kontrrolluar. Duhet të evitohen ushqimet e shpeshta (Fast Food) që shpesh jemi mësuar t`i konsumojmë për të mos humbur kohë.
Sidomos për fëmijët një këshillë e rëndësishme janë konsumimi i tepërt i frutave të stinës si shalqiri, qershitë, pjeshkët etj.
"Për të patur pushime sa më të mira dhe të qeta duhet të hamë shëndetshëm" shprehet dietologia Naço. Kemi mundësi pafund ushqimesh dhe zgjedhje në këtë periudhë.
Në temperaturë të lartë duhet të hamë ushqime më të lehta dhe jo me shumë yndyrë pasi nuk asorbohen lehtë në organizëm.
Në vend të ëmbëlsirave duhet të përdorim frutat. Kosi është një mrekulli të cilin mund ta konsumojmë me fruta ose stika varet sipas dëshirës.
Duhet të konsumojmë vakte të shpeshta.
Në buzë të detit ushqimet që duhet të konsumojmë janë peshku, frutat e detit të shoqëruara gjithmonë me sallatë jeshile të ndërthurur me perime të stinës, perime të ziera, fileto pule,kosi dhe produktet e misht por të reduktuara.
Redaksia Online
(m.z/shqiptarja.com)