Nuk është ndonjë lajm i ri nëse thuhet se ish-kryeministri Sali Berisha ka rënë pre e talljes së qytetarit dixhital apo ka sajuar ndonjë ngjarje për të sulmuar kundërshtarët politik. Ai poston gjithçka që i intereson në profilin e tij në rrjetet sociale dhe më pas dhjetra media e pasqyrojnë si të mirëqënë.

Ngjarja e fundit dëshmon një nga ato rastet ku ish-shefi i qeverisë dezinformon qytetarët duke shpërndarë fotografi të shkrepura në Rusinë e largët dhe për të thënë se kjo është gjendja në qytetin e Lushnjës.

Postimi i Berishës si mesazh i "Qytetarit Dixhital":

Lushnja e qeverisur nga siciliste!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Prsh doktor,

U ktheva per pushime ne qytetin tim ne Lushjnje dhe shikoj qe perpara pallatit tim te vjeter po hapej nje grope e madhe, me siguri per tu betonizuar. Por, problemi qendron se dheun e nxjerre e kane lene prej kohesh aty duke sjelle semundje. Cunat e lagjes menduan nje forme ironie dhe vendosen kete mbishkrim“, shkruhet në mesazhin e Berishës.

Fotoja origjinale është shkrepur në Rusi

Denoncimi si në rastin e Berishës, është bërë nga një faqe ruse

Nuk është hera e parë që ish-kryeministri bie në kurthin e "Qytetarit Dixhital". Këta të fundit e shohin Facebook-un e Berishës si mjet argëtimi.//Tema/